9.6 C
Berne
vendredi 3/05/2024

Më në fund, arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi në Bruksel

Mitrovice, 23 nëntor -Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, ka njoftuar se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje mes vete në Bruksel, pas disa orëve të bisedimeve, njofton nga Brukseli korrespondenti i gazetes zvicerane ne shqip le Canton27.ch

Aucune description disponible.Nga i derguari yne special ne Mitrovice/Kosove

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është takuar me Petar Petkoviqin, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Me kërkesë të SHBA-së, Kosova e pati shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e veturave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës, njofton nga Mitrovica i derguari i gazetës zvicerane Le Canton27.ch

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri kosovar Albin Kurti te henën e fundit u takuan ne seline e BE-së ne Bruksel, por palet nuk arritën një marrëveshje për të zgjidhur mosmarrëveshjen për targat, gjë kjo që ka acaruar marrëdhëniet mes dy vendeve, dështim për të cilin BE-ja fajëson Prishtinën edhe pse Kosova ishte viktime e krimeve dhe terrorit serbe pas dhjetra masakrave, vrasjen e rreth 14 mije shqiptareve entik ne Kosovë, spasatimeve etnike (pas debimit të gati nje milionë civilesh) si dhe 20 mije femra kosovare te dhunuara, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka falënderuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe Qeverinë e ShBA-së, pas arritjes së marrëveshjes për targat.

Mesazhi i presidentit dhe shefit te diplomacise zvicerane Cassis dërguar Prishtines dhe Beogradit 

Ndryshe, javen e kaluar shefi i diplomamcise se Konfederates Helvetike Ignazio Casssis, njëherit president i Zvicres redaktorit te gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch gjate një dreke pune ne Bernë i kishte deklaruar se « Zvicra mbeshtet dialogun mes Kosoves dhe Serbisë, proces ky i cili duhet te vazhdoje, ndryshe nuk ka alternative tjeter… »

Ndryshe shefi i EULX-it z. Lars-Gunnar Wigemark ne interviste e fundit dhene para dy dite gazetes zvicerane ne shqip le cantoln27.ch kishte deklaruar se « Braktisja e institucioneve nga serbët nuk ka të bëjë thjesht per targat.. »

Por, dështimi i negociatave që synojnë uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, sipas Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell « marfreveshja deshtoi per shkak Prishtinës.. »  Ne anen tjeter kryeministri kosvar Albin Kurti ka akuzui Borrell-in se ishte i njenasheme. Kurse dje dhe sort mediat shqiptare ne Kosovë dhe ballkan kane akuzuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri se ai po mbane anen  e Beogradit  duke e cilesuarvate si një « proserb » dhe « serbofil ».

Albin Kurti sot ne Mitrovice: Buxheti i planifikuar për Komunën e Mitrovicës, për vitin 2023 është mbi 25 milionë euro!
Aucune description disponible.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë prezantuar sot para qytetarëve të Komunës së Mitrovicës, Buxhetin për vitin 2023. Kryeministri Kurti teksa ka vlerësuar lart kontributin e sakrificën e Mitrovicës, u shpreh i lumtur që të flas sot me qytetarët e komunës së Mitrovicës për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin e tjetër, për projektet e ardhshme, për ato që po i vazhdojmë, me qëllim gjithnjë të rritjes së mirëqenies dhe të zhvillimit.
Ai se tha se Buxheti i planifikuar për Komunën e Mitrovicës, për vitin 2023 është mbi 25 milionë euro, dhe së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati diskutuan më në detaje se si dhe ku është paraparë ndarja e buxhetit për këtë komunë.

Borrell me anë të një postimi në Twitter tha se “ne kemi një marrëveshje”.

Mes tjerash, diplomati spanjoll tha se palët kanë rënë dakord për masat që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm dhe të përqendrohen plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

“Me kënaqësi ju njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nën lehtësimin e BE-së kanë rënë dakord për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, shkroi ai.

Zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, nuk ka dhënë detaje sa i përket marrëveshjes së fundit të arritur mes Prishtinës zyrtare dhe Beogradit zyrtar, të mërkurën në Bruksel.

Megjithatë ai tha se pas marrëveshjes së sotme, “ne duhet të vazhdojmë bisedimet tona intensive për propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të plotë të marrëdhënieve”. Kështu u shpreh ai në rrjetin e tij social Twitter, ndonëse për ujdinë e targave nuk shpalosi informacione të reja.

Sidoqoftë, kryediplomati Borrell tha se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. Ne anen tjeter qe 20 vite nje komunitet shqiptar në Jug të Serbisë (apo siq e quajne shiqptaret Kosovë Lindore:  Medvegjë, Bujanoc dhe Presheve) në kufi me Kosovën, rajon ky me i varfur dhe diskriminuar ne Evropë, numerikisht (mbi 120 mije) eshte dy here me shume se ai serbe ne Kosovë, po mbahet i diskriminuar dhe i injoruar sa nga Serbia po aq edhe nga BE. Sikur t’mos ishte kështu sigurisht nuk do te vazhdonte eskodi nga ky rajon ne drejtim te Zvicres dhe vendeve tjera evripiane.

Aucune description disponible.

 

Derniers articles

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...

Kështu ndodhe, kur bota bëhet e «shurdhër» perballë gjenocidit izraelit: Pas Parisit dhe Nju Jorkut edhe në Zvicër, studentët pro-palestinezë pushtojnë Universitetin e Lozanës!

Lausanne. 2 maj -Pushtimi në zhvillim në UNIL! Rreth pesëdhjetë studentë nga Universiteti i Lozanës po kërkojnë llogari nga institucioni i tyre për konfliktin...