9.1 C
Berne
jeudi 2/05/2024

Lajmi i fundit nga Brukseli / Stano: Fatkeqësisht s’ka marrëveshje sot në BE nga takimimi i sotëm Kurti-Vucic

Brukseles, 21 nentor  -Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano për gazten zvcerane Le Canton27.ch ka thënë se deri ne keto qaste nuk eshte arritur kurrefare marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Stano me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ka shkruar se takimi është përmbyllur, por pa dhënë ndonjë rezultat.

“Takimi urgjenti i nivelit të lartë mes presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i ndërmjetësuar nga Josep Borrell ka mbaruar. Ishte përgjegjësia e të dy liderëve për të de-përshkallëzuar urgjentisht. Fatkeqësisht ata nuk ranë dakord për një zgjidhje sot”

Kujtojmë që takimi ka filluar që nga orët e mëngjesit, ku janë takuar fillimisht ndaras dhe pastaj dy liderët së bashku me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrel dhe të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Borrell: S’ka marrëveshje për targat

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, ka bërë të ditur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk kanë arritur marrëveshje në takimin e sotëm për çështjen e targave ilegale.

Ai në konferencë për media, pas takimit me Kurtin dhe Vuçiq, ka thënë se ka propozuar për palët që Kosova të shtyjë vendimin për targa, ndërsa pala serbe që mos të lëshojë më targa “KM”.

Borell tha se ky takim është që situata të tejkalohet në paqe dhe shmangien e krizave.

Vitin e kaluar kemi punuar nga shmangia e krizave në krizë dhe nuk kemi pas mundësi që të merremi me çështjen e normalizimit përfundimtare dhe kjo duhet të përfundojnë…Ne kemi bërë një propozim që do të mund të shmangte këtë situatë. Presidenti Vuçiq e pranoj por jo edhe kryeministri Kurti. Pres nga Kosova që menjëherë të ndal fazën e dytë për targat dhe e thërras Serbinë që menjëherë të ndal dhënien e targave. Unë po i thërras të dy palët që t’i respektojnë këto dy çështje”, tha ai.

Derniers articles

Mbi 160 delegacione janë ftuar në konferencën e Zvicrës për paqe në Ukrainë, por jo edhe Rusia

Bernë, 2 maj -Ftesat për Konferencën e Paqes në Ukrainë më 15-16 qershor në Bürgenstock (NW) janë dërguar zyrtarisht. Këshilli Federal ka ftuar rreth...

Zvicër, Gjykata e Schaffhausen e liron nga paraburgimi kosovarin (16) i dyshuar për terrorizëm (ISIS)

Bernë, Dy të rinj të moshës 15 dhe 16 vjeç, të arrestuar gjatë fundjavës së Pashkëve për mbështetje të dyshuar për Shtetin Islamik, janë...

Zvicra dënon shqiptarin me tetë muaj burg dhe 8.500 CHF. Shkaku, çift nga Lucerni abortoi ilegalisht

Bernë, Gruaja zvicerane aborton ilegalisht vetë me ilaçe. Burri i saj dënohet me tetë muaj burg Gruaja që e ndërpret shtatzëninë vetë ose e...

Shqiptarja nga Tirana e ndërroi fenë dhe u martua te « Molla e kuqe » me serbin Miladinovic nga Aleksinaci

Shqiptarja Majlinda Vatnikaj dhjetë vjet më parë u martua me fermerin Darko Miladinoviq nga fshati Beli Breg afër Aleksinacit dhe për shkak të dashurisë...

Gazetarja britanike Alice Taylor në Tiranë: Shqipëria ka shumë probleme me lirinë e medias, mafian, drogën, krimin, drejtësinë, korrupsionin, eksodin…Mediat, politikisht janë të njëanshme,...

Gjenevë, 2 maj -Me rastin e Ditës ndërkombëtare (3 maj) të gazetarëve tashmë sikur është bërë tradite të jepen bilance mbi gjendjen e lirisë...