10.3 C
Berne
dimanche 19/05/2024

Në Kosove nuk ka vdekur gazetaria, por mungon ajo profesionale dhe kombetare!

Nefail MALIQI
Le Canton27.ch

Gazetar nderkombetar-Gjeneve

Ricardo Gutierrez, from the Federation of European Journalists, said that impunity encourages perpetrators of crimes against journalists!

Se ende ka ne Kosove gazetari te lodhur dhe te paguar u pa edhe u deshmua edhe ne konferencen per shtyp qe u mbajt para dy-tri diteve ne Prishtine, ku mora pjese edhe une bashke me krerët e organizatave boterore te press-it (Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve, Unionin Evropian të Transmetuesve, Qendrën Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, Institutin Ndërkombëtar të Shtypit dhe Reporterët pa Kufij)

Ne kete konference shtypi, gazetaret kosovare dhe serbe bashkarisht akuzuan dhe vjollen helëm e vnere mbi Qeverine e Kosoves, shtetin e Kosoves, konference kjo e cila dukej u shndrrua ne fushate, duke devijuar nga misioni i kolegeve nga Brukseli, Strasburgu dhe Gjeneva për cka ishjin ardhur ne Prishtinë.

Koleget kosovare duke anashkaluar vrasjet e gazetareve shqiptare, denonin sulmet me “dy shuplaka” (te inskenuara, ju kujtohet ai gazetari qe kishte fyer diasporen.)) qofte ndaj gazetareve serbe apo shqiptare e here here me akuzat mbi qeverine e Kosoves te ashtuquajtura si “kercnime » apo « retorike toksike” duke harruar sulmet fizike dhe vrasjet e gazetareve shqiptare ne Kosove?!

Fatkeqesisht e fatmiresisht une i vetem merresha me diskriminimin e mediave shqiptare ne Serbi (Lugine) dhe zhargonin fyes te mediave serbe (madje edhe te ministrave) duke i quajtur shqiptaret si “siptari”, ashtu siq fyheshin edhe ne kohen e Milosevicit. Lidhur me kete kam folur edhe ne asambkene e fundit te IfJ ne bruksel, madhe i kam shkruar edhe OSBE-se në Wiene dhe Beograd si dhe EFJ dhe RSFrontieres.

Kur eshte fjala ketu rreth fjales «siptari » do shtuar se nje gjykate serbe ne Beograd ka dalur publikisht duke konfirmuar se fjala «siptari» eshte fyese dhe duhet ndeshkuar ata qe e perdorin, sepse ka elemente raciste. Por medist serbe bashke me ministrat serbe vazhdojne te mos rrespektojne jo vetem ligjet e tyre por edhe te huajt, ne kete rast shqiptaret! Une nuk kerkova ne kete konference qe te rrespektohemi nga ta (sepse ka kush na rrespekton) por se paku t’mos na fyejne sepse ky fjalor i Miloshevicit ne rend te pare nuk i kontribuon mediave, kolegeve serbe e pastaj edhe vete integrimeve te Serbise nese pretendon ajo te jete nje dite te jete anetare e BE-se.

Gjate kesaj konference kreret e organizatave boterore (IFJ, RSF..) verejtjet e mia i moren serioze te cilet do t’ia percjellin organizatave evropiane dhe misioneve diplomatike ne Bruksel dhe Beograd OSBE, BE…qe shprehjen «siptari» ta heqin nga fjalori i tyre ndryshe te denohen mediat serbe ose ose edhe mediat ne Kosove mund ta perdorin fjalen “shkie” edhe pse ne Kosove janë dënuar me mijera euro pse e kane perdorur kete fjale!

Në Kosove pse nuk ka gezetari serioze dhe kombetare ? Pyeta me lart, sepse me duket se mediat ne Kosove jane te vetmet ne Evrope te cilat kritikojne qeverine e vete, institucionet e tyre dhe cuditerisht edhe atehere kur kritikohen edhe nga mediat serbe dhe regjimi i Beogradit, sikur bejne gara kush po akuzon me shume kreret e shtetit te Kosoves?!

Kjo vërehet nga nje fakt se kur lexon mediat serbe, kur ato flasin Serbine vazhdimisht e shkruajne me krenari “Republika Srbije”, kurse ne ato kosovare kur flasin per Kosoven rralle e hiq nuk e shef “Republika e Kosoves” per te cilen Repuiblikë kane vdekur 14 mije shqiptare, u dhunuan mbi 20 mije kosovare, u debuan gati nje milione shqiptare, u burgosen mbi 300 mije shqiptare dhe u arrestuan rreth gjysem milioni shqiptare ne ballkan nga regjimi serb ne ish-Jugosllavi për qatoi dy shrkoin ja K.R ?! Prandja, sot ne Kosovë mungon gazetaria profesionale, serioze dhe kombëtare!. Dhe tash e kuptoni, pse veterani i gazetarise shqiptare Esad Dujaka e tha para ca ditesh ne RTV21 se gazetaria ne Kosove ka vdekur!..”

Une, do thoja pak me ndryshe, se ne Kosove nuk ka vdekur gazetaria, por mungon ajo profesionale dhe kombetare!thoja pak me ndryshe,

Per fund, asnje gazetar gjate kesaj konference shtypi me perfaqësuesit e organizatave nderkombetare nuk folen per vrasjet e gazetareve shqiptare ne Kosove pos z.Ricardo Gutierrez, nga Federata e Gazetarëve të Evropës i cili tha se pandëshkueshmëria nxit kryesit e krimeve ndaj gazetarëve.

“Ne Kosovë kemi 14 gazetare te vrare qe nga koha e Milloshevicit deri me sot, qe fatkeqesisht askush nga autoret e ketyre krimeve nuk eshte arretsuar e as nuk eshte denuar. Ky është një problem që ne vazhdimisht qe decenien e fundit e kemi theksuar në takimet tona me autoritetet në Kosovë, duke u bërë thirrje atyre që të promovojnë edhe bashkëpunimin ndërkombëtar në ndjekje të autorëve të këtyre krimeve…”, ka thene zyrtari i larte i EFJ. Prandaj, sipas z. Gutirriez “pandëshkueshmëria nxit kryesit e krimeve tjera ndaj gazetarëve…”

Derniers articles