6.4 C
Berne
vendredi 3/05/2024

Nje delegacion i Gazetarëve Evropian nga Brukseli dhe përfaqësues të organizatave nga Strasbourgu dhe Gjeneva zbarkojne ne Tirane. Edi Rama megjithate i takon perfaqesuesit e shoqatave evropiane te gazetareve

Bruksel, 17 nentor -Pas nje misioni tre diore ne Kosove,  partnerët e Platformës për Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Evropës se bashku me kreret e shoqatave te gazetareve evropiane dhe perfaqesues te organizatave nderkombëtare nga Brukseli, Strasbourgu dhe Gjeneva sot kane arritur ne Shqipëri. Ata do te wendrojne dy dite ne Tirane për të vlerësuar gjendjen aktuale të lirisë së mediave, mbrojtjen e gazetarëve, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) do t’i bashkohet misionit së bashku me NENIN-19, Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve, Unionin Evropian të Transmetuesve, Qendrën Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, Institutin Ndërkombëtar të Shtypit dhe Reporterët pa Kufij.
Organizatat partnere do te zhvillojne nje ser takimesh me kryeministrat përkatës, ministra, përfaqësues të komisioneve parlamentare të medias, autoritetet gjyqësore, zyrtarët lokalë, organet rregullatore, transmetuesit publikë dhe organizatat e shoqërisë civile.

Gjatë këtij lloj misioni, pas Kosoves sot kreret e shoqatave nderkombetare te gazetareve kane arritur ne Tirane. Nga pala shqiptare, ata do te takojme kryeministrin Edi Rama neser ne ora 09:00 edhe pse fillimisht nje takim i tille ishte refuzuar.

“Kem edhe takime të planifikuara dhe të konfirmuara me organizata gazetarësh, gazetarë dhe botues, autoritete gjyqësore, parlamentarë, rregullatorë, ambasadorë europianë, autoritetet policore, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, komisionerët e informacionit… » ka thëne për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch z.Ricardo Gutierrez, sekretar i përgjithshem i Federates se Gazetarëve Evropian (EFJ) me seli ne Bruksel.

Gazeta zvicerane Le Canton27.ch po ashtu ka mesuar se gjate qendrimit ne Tiranë delegacioni prej dhjete anetaresh gjate misionit te tyre do të takohen gjithashtu me gazetarë dhe shoqata të gazetarëve me qëllim të vlerësimit të situatës në lidhje me sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e mediave në Shqipëri.

Misioni dydiore ne Shqipëri i krereve te shoqatave te gazetareve evropiane me perfaqesues te organizatave nderkombëtare nga Brukseli, Starsbourgu dhe Gjeneva synon të adresojë sulmet kundër gazetarëve, vrasjet,  rastet e mosndëshkimit, kërcënimet ligjore dhe aspekte të tjera të lidhura me sigurinë e gazetarëve, pavarësinë e mediave dhe transmetuesve të shërbimit publik.

Pas misionit, partnerët e Platformës për Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Evropës do të bëjnë publike rezultatet e misionit të tyre në Shqipëri, duke përfshirë rekomandimet për qeveritë dhe politikëbërësit.

Pas tere ketij aktiviteteti, takime dhe bisedime e me personalitet dhe organizatat ne Kosove e Shqiperi do të mesoni me shume gjate konferences per shtyp të planifikuara për t’u mbajtur më 18 Nëntor në h. 14.30-15:30 në Hotel Rogner në Tiranë.

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour, në shqip gazetarit në Gjenevë: Të fala Kosovës, shqiptarëve. Amerika nuk ju harron!

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin  Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...