8.2 C
Berne
lundi 29/04/2024

Dua Lipa pro kandidatit Joe Biden. Ajo Donald Trump-in e krahason me kungullin

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, nuk ka hezituar asnjëherë që nëpër media të tregojë bindjet e saj politike.

Së fundmi, ajo ka treguar se është rreshtuar kah kandidati demokrat, Joe Biden, i cili po kandidon për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dua ka ironizuar me presidentin aktual, Donald Trump ku e ka krahasuar me kunguj në prag të zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këtë herë ajo ka publikuar një imazh duke përqeshur presidentin e tanishëm me disa vargje, “Donald Trumpkin. I portokalltë nga jashtë, bosh nga brenda dhe duhet të hidhet që javën e parë të nëntorit.” thotë fotografia e një tabele në formë shakaje të festës së Halloween që mbahet në prag të zgjedhjeve.

Kujtojmë se, vitin e kaluar, Dua Lipa kishte kundërshtuar përmes rrjeteve sociale zgjedhjen kryeministër të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, duke e quajtur një dështim të gjithë këtë.

Derniers articles

Historia e trishtë e legjendës së futbollit – shqiptarit Hakan Sukur. Dje hero i Turqisë, krahpërkrah me Erdogan dhe Gulen, pasi u shpall « terrorsit »...

Bernë, 29 prill -Hakan Şükür ka lindur në Sapanca, rrethi i provincës Sakarya. Hakan Şükür është me origjinë shqiptare kosovare nga ana e babait...

Filmi “Bota jonë”(Notre monde) nga Luana Bajrami, rrëfen bredhjen e një rinie kosovare të lënë më vete në vitin 2007 para pavarësisë së vendit

“Bota jonë”, e Luana Bajramit, rrëfen bredhjen e një të riu kosovar të lënë më vete në vitin 2007, pak para pavarësisë së vendit...

AAK zgjedh kryetarin e ri për Zvicër, Haradinaj vjen me këto fjalë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër, sot ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur strukturat drejtuese të degës. Kështu...

REAGIME, Kryetari i bashkisë së Gjenevës dënon dëmtimin e bustit të Skenderbeut. Ky akt dënohet edhe nga Ueli Leuenberger dhe Astrit Leka iniciator i...

Alfonso Gomez (le Maire de Genève) Kryetari i bashkisë së qytetit nderkombëtar- Gjenevës: Dëmtimi i bustit te heroit te shqiptarëve ne Gjenevë një akt...

Media franceze pyet: Pse Shqipëria kërkon të hyjë në BE, kur një të tretën e popullatës tashmë e ka në Bashkimin Europian?

Bernë, 28 prill -Një kandidate për integrimin evropian prej gati dhjetë vitesh, Shqipëria është e etur për t'u bashkuar me klubin e njëzet e...