-0.7 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Ana Brnabiç: Nuk heqim dorë nga Asociacioni i Komunave serbe në Kosovë!

Parlamenti i Serbisë, me 227 vota pro dhe 5 kundër votoi qeverinë e re të kryeministres, Ana Brnabiç, e cila do të ketë 21 ministri dhe 2 ministra pa portofol,raporton A2, transmeton gazeta zvicerane në gjuhen shqipe »Le Canton27.ch »

Ndërsa prezantoi planin qeverisës përpara ligjvënësve, kryeministrja Brnabiç tha se prioritetet kryesore të kabinetit të saj do të jenë ruajtja e shëndetit të qytetarëve në këtë kohë pandemisë, interesat e Serbisë në Kosovë, lufta kundër mafies dhe përshpejtimi i reformave, raporton A2.

Ajo gjithashtu deklaroi se qeveria nuk do të heqë dorë nga insistimi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Qeveria e re do të vazhdojë të ndjekë politikën e mbrojtjes së interesave jetësore kombëtare, të paqes dhe bashkëpunimit, me synimin për të mbrojtur popullin tonë, trashëgiminë kulturore, por edhe paqen dhe stabilitetin në rajon”, theksoi Brnabiç.

Derniers articles