17 C
Berne
samedi 4/05/2024

Cilat janë tetë vendet e botës, ku alkooli konsiderohet si droga, po e përdore të fusin në burg!

Bernë, 19 shtator -Derisa në Kosove është e mundur të blini një birrë ose një shishe verë në pothuajse çdo cep të rrugës, në disa vende konsumi i alkoolit është shumë i kiontrolluar, i kufizuar apo edhe plotësisht i ndaluar.

Pothuajse çdo vend në botë e ka rregulluar konsumin e alkoolit. Shpesh, dispozitat e moshës ligjore janë në fuqi. Në Kosove duke tska liogj pe ralkool e pin i madhe e i vopgel, pso atyre qe jane te ndikuar nga aspekit fetar, shrkuan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Në vende të tjera, si Anglia apo Irlanda, është vendosur një çmim i lartë për pijet alkoolike, ndërsa disa vende e ndalojnë plotësisht konsumin e tyre. Mosrespektimi i këtij ndalimi ndonjëherë mund të çojë në dënime të rënda, madje deri në burgim. Alkooli është i ndaluar në vendet e mëposhtme:

Afganistani

Ndërsa posedimi dhe konsumimi i alkoolit është rreptësisht i ndaluar për shtetasit afganë, pijet alkoolike nga ana tjetër mund t’u shërbehen, në kushte të caktuara, turistëve, gazetarëve të huaj ose trupave të huaja ushtarake. Afganët që kapen duke konsumuar alkool përballen me dënime të rënda, duke përfshirë edhe burgim.

Brunei

Brunei është një shtet i vogël i vendosur në veri të Indonezisë, në të cilin shitja dhe konsumimi i alkoolit është rreptësisht i ndaluar për shumicën myslimane. Megjithatë, jomuslimanët mbi moshën 17 vjeç kanë të drejtë të konsumojnë një sasi të caktuar alkooli, por vetëm në sferën private.

Irani

Ashtu si në Afganistan, ligji iranian ndalon prodhimin, shitjen dhe posedimin si dhe konsumimin e alkoolit për popullatën myslimane. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se është e pamundur të gjesh një shishe verë ose një kanaçe birrë. Sidoqoftë, është më mirë të shmangni alkoolin në Iran për të shmangur telashet.

Jemeni

Ky vend mysliman, i vendosur në jug të Arabisë Saudite, gjithashtu ndalon rreptësisht alkoolin. Ka përjashtime në vende të caktuara, si Aden në jug të vendit, ku pijet alkoolike mund të shërbehen në restorantet gustator. Ashtu si në Brunei, të huajt jomuslimanë mund të sjellin një sasi të kufizuar alkooli dhe ta konsumojnë atë në një mjedis ekskluzivisht privat.

Kuvajti

Në këtë vend, ligji gjithashtu ndalon pijet alkoolike, përfshirë importin ose eksportin e alkoolit. Të jesh i dehur në vende publike do të thotë të ekspozosh veten ndaj pasojave të rënda kriminale. Përsëritësit përballen me burgim deri në gjashtë muaj.

Libia

Megjithëse shitja dhe konsumimi i alkoolit është plotësisht i ndaluar me ligj, në Libi, sipas një raporti të BBC-së, ekziston një rrjet i madh kontrabande nga Tunizia, Algjeria dhe Malta. Mosrespektimi i ligjeve libiane kundër alkoolit mbart dënime të rënda.

Arabia Saudite

Në tokën e Mekës, vendi më i madh i pelegrinazhit islam, alkooli është ndaluar për një kohë të gjatë. Çdo shkelje mund të çojë në dënime ndonjëherë drastike, të tilla si fshikullim ose burgim.

Somali

Ky shtet bregdetar islamik, i vendosur në Kenia verilindore, ndalon prodhimin, tregtimin dhe konsumimin e alkoolit. Megjithatë, ekzistojnë përjashtime për vizitorët jomuslimanë dhe të huaj, për sa kohë që pija konsumohet në sferën private. Ne Zvicër, sipas gazetes zvicerane Blick, shitja dhe shpërndarja e pijeve alkoolike është e ndaluar për të miturit nën moshën 16 vjeç.

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour me gazetarin shqiptar përshëndetet në shqip: Të fala Kosovës, shqiptarëve, Amerika nuk ju harron!

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin  Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...