5.4 C
Berne
vendredi 14/03/2025

Kosova solidarizohet me Ukrainën. Qeveria ngjyroset me flamurin ukrainas me rastin e diten nacionale te ketij shteti

Prishtinë, 24 gusht -Ukraina sot shënoi përvjetorin e 31-të të pavarësisë, përderisa ka hyrë në muajin e shtatë të luftës me Rusinë.. Qeveria e Republikës së Kosovës është veshur me ngjyrat e flamurit ukrainas, në ditën e pavarësisë së këtij shteti, raporton nga Prishtina korrespondenti i gaztes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Albin Kurti: Ukraina na ka treguar vlerën e lirisë

Kryeministri shqiptar i Kosovës Albin Kurti shpërndau fotografi nga pamja e Qeverisë, duke thënë se Ukraina na ka treguar vlerën e lirisë së rrënjosur në demokraci

Kryeministrit Kurti po ashtu njoftoi se sot iu është zgjatur leja e qëndrimit gazetarëve ukrainas që po strehohen në Kosovë

“Që nga fillimi i luftës së paprovokuar të Rusisë, Ukraina na ka treguar vlerën e lirisë së rrënjosur në demokraci. Në solidaritet dhe festë të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, sot ua zgjatëm qëndrimin gazetarëve ukrainas në Kosovë, ngritëm flamurin ukrainas krahas atij të Kosovës, dhe ngjyrosëm ndërtesën e Qeverisë sonë”, ka shkruar Kurti në një postim në Twitter, transmeton  Le Canton27.ch

Derniers articles