-0.5 C
Berne
jeudi 21/11/2024

Rita me dedikim emocional për gjyshin e saj, regjisorin Besim Sahatçiu

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan me fansat imazhe e postime të ndryshme, derisa herë pas here nuk mungon me dedikime për më të dashurit e saj.

Këtë herë, krijuesja e hitit “Let You Love Me” ka përkujtuar gjyshin e saj, njëherësh regjisorin e njohur Besim Sahatçiu.

Image“Gjithashtu sot është edhe përvjetori i gjyshit tim, na mungon çdo ditë. Gjyshi të dua shumë”, ka shkruar ylli shqiptar në fotografinë e ndarë në InstaStory.

Besimi ndërkohë ishte drejtor i teatrit, filmit dhe televizionit, teksa punoi edhe si drejtor skenik në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

I njëjti ishte një regjisor e skenarist i filmave si: “Përroi vërshues”, “Nabujala reka”, “Trimi”, “Pasqyra”, “Lulepjeshkat e dashurisë” etj.

Ai ndërroi jetë në vitin 2005.

Besim Sahatçiu me bashkëshorten, Besën, dhe dy mbesat e tyre: Elenën dhe Ritën (Foto: David Mirzoeff)

Marrë parasysh këtë, Rita jo rastësisht është futur në botën e artit dhe ka arritur të bëhet një nga artistet më të suksesshme në arenën ndërkombëtare.

Derniers articles