8.1 C
Berne
vendredi 3/05/2024

Lazim Destani takon ish-shefin e NATO-s Lordi George Robertson. Biseduan per Kosoven 23 vjet pas bombardimeve dhe shqiptaret ne Ballkan

I ftuar nga Rrjeti i Lidershipit Europian në Londër, ne Konferencën që po mbahet në ambientet e Parlamentit Britanik, pjesëmarrjes ishte edhe biznesmeni i njohur nderkombetar Lazim Destani i cili takoi ish-shefin e NATO-s Lordi George Robertson ku biseduan per Kosoven 23 vjet pas bombardimrve dhe shqiptaret ne Ballkan, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Kjo Konferencë ka mbledhur së bashku Parlamentarë Britanikë, përfaqësues nga Ballkani Perëndimor e më gjerë, me synim, shqyrtimin e projektit mbi planifikimin e detajuar të një programi të punës ndër-partiake për ndërtimin e mbikëqyrjes parlamentare të politikës së sigurisë në Ballkan.

Pjesëmarrës në këtë Konferencë janë Lordi George Robertson – ish-Sekretar Gjeneral i NATO-s dhe ish-Sekretar i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Lordi Browne i Ladyton-it – ish-Sekretar i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar dhe Kryetar i Rrjetit të Lidershipit Europian, Parlamentarë të tjerë nga vendet e Ballkanit e të rajonit, si dhe përfaqësues nga sfera e biznesit.

Fjala hapëse dhe kryesore e Konferencës ishte ajo e Lordit Robertson, ndërsa nga temat që u shtruan për diskutim do ta veçoja atë të seancës së parë që ka të bëjë me sigurinë e rajonit të Ballkanit, – Situata aktuale në vendet e Ballkanit pas invazionit rus në Ukrainë.

Në darkën e organizuar pata rastin t’i përshëndes të pranishmit duke i falënderuar miqtë tanë ndërkombëtarë për përkrahjen e vazhdueshme që ata i japin vendeve të rajonit tonë të Ballkanit. Siguria dhe stabiliteti politik janë faktorë të rëndësishëm për bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

Derniers articles

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...

Kështu ndodhe, kur bota bëhet e «shurdhër» perballë gjenocidit izraelit: Pas Parisit dhe Nju Jorkut edhe në Zvicër, studentët pro-palestinezë pushtojnë Universitetin e Lozanës!

Lausanne. 2 maj -Pushtimi në zhvillim në UNIL! Rreth pesëdhjetë studentë nga Universiteti i Lozanës po kërkojnë llogari nga institucioni i tyre për konfliktin...

Mbi 160 delegacione janë ftuar në konferencën e Zvicrës për paqe në Ukrainë, por jo edhe Rusia

Bernë, 2 maj -Ftesat për Konferencën e Paqes në Ukrainë më 15-16 qershor në Bürgenstock (NW) janë dërguar zyrtarisht. Këshilli Federal ka ftuar rreth...

Zvicër, Gjykata e Schaffhausen e liron nga paraburgimi kosovarin (16) i dyshuar për terrorizëm (ISIS)

Bernë, Dy të rinj të moshës 15 dhe 16 vjeç, të arrestuar gjatë fundjavës së Pashkëve për mbështetje të dyshuar për Shtetin Islamik, janë...

Zvicra dënon shqiptarin me tetë muaj burg dhe 8.500 CHF. Shkaku, çift nga Lucerni abortoi ilegalisht

Bernë, Gruaja zvicerane aborton ilegalisht vetë me ilaçe. Burri i saj dënohet me tetë muaj burg Gruaja që e ndërpret shtatzëninë vetë ose e...