Skandal, 2 milionë euro të vjedhura nga Thesari i Shtetit, janë shumë e madhe për çdo shtet, sidomos për Kosovën e varfër.
Duket se tre personat e përmendur deri tani, nëse nuk dalin më shumë, kanë pasur guximin që të bëjnë këtë vjedhje, sidomos të lidhur me politikën, nga aty edhe kanë “marr” mbështetjen për këtë super hajni.
Deri tani është arrestuar një pëson, Labinot Gruda, i cili është si i dyshuar, derisa dy të tjerët janë në kërkim. Për “çudi” Labinot Gruda është anëtar i PDK-së, kësaj parti që njihet për kapje të shteti, për hajni dhe krim.
Andaj, të qenurit anëtar i PDK-së duket se është në gjenet e tyre për të bërë avullime të tilla.
Natyrisht se secili njeri merr përgjegjësi për veprimet e veta, mirëpo nuk është rastësi se Labinoti është anëtar i PDK-së, duke qenë se ja kishte “marr dorën” këtyre punëve, të qenurit edhe drejtor i Buxhetit dhe Financa në Drenas, nga aty duket se “mësoi” zanatin.
Nuk është rastësi asgjë, është krejtësisht e kuptueshme se të qenurit në PDK i Labinotit, mbase edhe të tjerëve të përfshirë në këtë “avullim”, pasi kjo parti është ndërtuar mbi themelet e hajnisë, “avullimit” të milionave të tjera.
Në fakt Labinoti përfaqëson PDK në mënyrën më të mirë të mundshme, pra është fytyra e vërtetë e saj. Në anën tjetër, po të isha në vend të ministres së Financave do të kisha dhënë dorëheqje, si akt moral, pavarësisht se nuk ka të bëj fare me këtë rast. Kjo do të ishte një mësim, një shkollë për PDK për t’i treguar se dorëheqje jepet për akte morale, derisa ju keni brenda jush njerëz që “ avullojnë ” paratë e shtetit.
Mbase, hetimet do të nxjerrin edhe shumë të përfshirë, pa përjashtuar këtu që të ketë në këtë plan edhe “koka të mëdha” të PDK, kësaj partie që krimin, korrupsionin i ka në AND të saj.