12.8 C
Berne
samedi 4/05/2024

Emmanuel Macron fiton zgjedhjet presidenciale franceze, Le Pen pranon humbjen

Paris, 24 prill -Emanuel Macron ka fituar përsëri zgjedhjet presidenciale në Francë, me Exit Pollet që tregojnë se ai ka fituar 58,2 përqind të votave, ndërkohë që kundërkandidatja e tij nga e djathta ekstreme, Marine Le Pen, ka fituar 41,8 përqind të votave.

Një centrist pro-Bashkimit Evropian, Macron është presidenti i parë aktual që fiton rizgjedhjen në dy dekada

Me kete rezultat u evitua lufta civile ne France👏
Avec Le Pen la guerre civile était à l’horizon..

Mesohet nga qarqet
nderkombetsre se Marine Le Pen madje donte të rivendoste aleancën e Francës me Rusinë pasi të përfundonte konflikti në Ukrainë.

Humbja e Emmanuel Macron do të kishte çuar në një ndryshim sizmik në çështjet botërore, ndërsa rivalja e tij Marine Le Pen do ta kishte vendosur Francën në një kurs përplasjeje me BE-në dhe do të ndryshonte boshtin e pushtetit në Evropë

Projeksionet e televizioneve franceze tregojnë se Emmanuel Macron ka fituar mandatin e dytë në zgjedhjet presidenciale të Francës me 58 për qind të votave.

Francezët kanë votuar më 24 prill për të zgjedhur presidentin e tyre për pesë vjetët e ardhshëm.

Macron ka garuar kundër kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Ajo besohet se ka fituar 42 për qind të votave.

Projeksionet e përgatitura nga mediat franceze janë kombinim i rezultateve reale dhe atyre të sondazheve, andaj konsiderohen tejet të besueshme

Reagimet po vijnë në projeksionin e votave që tregojnë se Macron është rizgjedhur për të shërbyer si president i Francës për pesë vitet e ardhshme.

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit të BE-së, e përgëzoi atë dhe tha se mezi pret të vazhdojë « bashkëpunimin e tyre të shkëlqyer ». “Së bashku, ne do ta çojmë Francën dhe Evropën përpara”, shkroi ajo në Twitter.

Emmanuel Macron fitoi sot mandatin e dytë, sipas projeksionit të votave. Marine Le Pen pranoi humbjen në garën presidenciale

Ajo do të kishte kërkuar aleanca me qeveritë jo liberale si Polonia dhe Hungaria mbi Gjermaninë. E gjithë kjo do të kishte qenë fatale për Bashkimin Evropian, thonë kritikët e saj.

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour me gazetarin shqiptar përshëndetet në shqip: Të fala Kosovës, shqiptarëve, Amerika nuk ju harron!

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin  Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...