9.1 C
Berne
jeudi 2/05/2024

Bruksel, Von Cramon: Jemi te shqetësuar për ankesat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës perballe diskriminimit te Beogradit

Bruksel, 5 prill -Raportuesja për Kosovën në Parlamentin e Evropës, Viola von Cramon, ka deklaruar se janë të shqetësuar për mohimin që iu bë shqiptarëve për të votuar në zgjedhjet e 3 prillit në Serbi, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Von Cramon ka shkruar në Twitter se në Luginën e Preshevës u raportuan çështje të të drejtave themelore.

“Në Luginën e Preshevës u raportuan çështje të të drejtave themelore pasi jemi seriozisht të shqetësuar për ankesat e shqiptarëve etnikë të cilëve iu refuzua të votojnë që nga fshirja nga regjistri i gjendjes civile në vendbanimin e tyre, gjë që është e papranueshme dhe do të vazhdojë për këtë!”, ka shkruar ajo.

Më herët, përmes një postimi tjetër në rrjete sociale, eurodeputetja Von Cramon ka thënë se zgjedhjet serbe nuk ishin të lira, duke theksuar se nëse Serbia aspiron për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, duhet së pari t’u përmbahet vlerave themelore të BE-së.

Serbia është i vetmi shtet në Evropë që nuk i ka vendosur Rusisë sanksione pas agresionit kundër Ukrainës. Po ashtu linja ajrore Beograd-Moskë nuk i ka ndalur asnjëherë fluturimet, duke nxitur pakënaqësi të mëdha në mesin e disa vendeve të BE-së.

Pas fitores në zgjedhjet e së dielës, Vuçiqi urimin e parë e ka marrë nga presidenti rus, krimineli Vladimir Putin, siç e ka quajtur presidenti amerikan, Joe Biden.

Derniers articles

Kështu ndodhe, kur bota bëhet e «shurdhër» perballë gjenocidit izraelit: Pas Parisit dhe Nju Jorkut edhe në Zvicër, studentët pro-palestinezë pushtojnë Universitetin e Lozanës!

Lausanne. 2 maj -Pushtimi në zhvillim në UNIL! Rreth pesëdhjetë studentë nga Universiteti i Lozanës po kërkojnë llogari nga institucioni i tyre për konfliktin...

Mbi 160 delegacione janë ftuar në konferencën e Zvicrës për paqe në Ukrainë, por jo edhe Rusia

Bernë, 2 maj -Ftesat për Konferencën e Paqes në Ukrainë më 15-16 qershor në Bürgenstock (NW) janë dërguar zyrtarisht. Këshilli Federal ka ftuar rreth...

Zvicër, Gjykata e Schaffhausen e liron nga paraburgimi kosovarin (16) i dyshuar për terrorizëm (ISIS)

Bernë, Dy të rinj të moshës 15 dhe 16 vjeç, të arrestuar gjatë fundjavës së Pashkëve për mbështetje të dyshuar për Shtetin Islamik, janë...

Zvicra dënon shqiptarin me tetë muaj burg dhe 8.500 CHF. Shkaku, çift nga Lucerni abortoi ilegalisht

Bernë, Gruaja zvicerane aborton ilegalisht vetë me ilaçe. Burri i saj dënohet me tetë muaj burg Gruaja që e ndërpret shtatzëninë vetë ose e...

Shqiptarja nga Tirana e ndërroi fenë dhe u martua te « Molla e kuqe » me serbin Miladinovic nga Aleksinaci

Shqiptarja Majlinda Vatnikaj dhjetë vjet më parë u martua me fermerin Darko Miladinoviq nga fshati Beli Breg afër Aleksinacit dhe për shkak të dashurisë...