Bernë, 25 janar -Pas gazetës së parë zvicerane në shqip Le Canton27.ch, nga sot në gjuhen shqipe ju flet edhe gazeta tjeter zvicerane 20 Minuten e cila është në dispozicion e përkthyer automatikisht. Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Sami Ukelli, e mirëpret ofertën te cilat perotale do t’i kontrbuojne nje integriumi edhe me të mire te komunitetit shqiptare ne Zvicër, numri i te cileve sillet mbi 300 mijë.
Gazetes Le Canton27.ch bëhet me motër! Tani 20 Minuten është në shqip – Danke – Merci confrère suisses !
Me titullin « Tani 20 Minuten është në shqip » gazeta zvicerane 20min.ch njofton lexuesit albanofon ne Zvicer se nga sot te rejat ne kantoini etyre, ne Zvcer dhe ngjarjet ne bote mund t’i ndjein ne gjuhen e tyre amtare. Kjo inciative e kolegeve zvicerane eshte mirëpritur nga komuniteti shqiptar ne Zvicër. Ata përmes gazetes zvicereane ne shqip Le Canton27.ch kane përshndetur Zvicrën me fjalët: Danke Schweiz – Merci la Suisse!
Njëkohesisht edhe koleget nga gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch kane falenderuar koleget zvicerane (Danke – Merci confrère suisses !) per ket hap mjaft te rendesishem, nje per shkak rresperktit ndaj gjuhes shqipe dhe dy për shkak se kjo do te ndikoj pozitvisht ne integrimin me te mire te komuniteti shqiptar ne Zvicër. Pra kjo eshte Zvicra e diversiteteve, mozaiku multikultruor, vend ky qe perdite po deshmnon tolerancen ne praktikë ndaj te huajve, ne kete rast ndaj shqiptareve, por edhe gatshmnirin për nje integrim me efikas te te huajve, ne kete rast albanofonëve ne territorin helvetik, numri i te cileve sillet rreth 300 mije sish. Vetëm nga Kosova jane mbi 220 mije, kurse nga Maqedonia Veriore 60 mije, Mali i Zi dhe Serbia (Lugina e Preshevës) mbi 25 mije dhe nga Shqiperia 2’640.
Kryeredaktori i 20 Minutën, Gaudenz Looser, ka thënë se në versionet e gjuhëve të tjera, atë portogueze, aplikacioni ka pasur më shumë se 15 mijë përdorues, ndërsa shprehet se së shpejti, përveç shqipës në aplikacionin e 20 Minutën do të jenë edhe gjuha serbe e edhe ajo kroate.
Në cilësimet e gjuhës së aplikacionit mund të zgjedhësh 20-minuten-App në shqip. Gjuhët e tjera do të pasojnë. Këtë të martë, gazeta zvicerane 20 Minuten, ka vendosur që ballinën e saj ta shkruajë në gjuhën shqipe.
Ky funksion është për të gjithë ata që duan t’i lexojnë lajmet në gjuhën e tyre të preferuar.
Rreth 278.000 njerëz në Zvicër e konsiderojnë shqipen si një nga gjuhët e tyre kryesore. Përveç ballinës, 20 Minutën ka vendosur që në aplikacionin e saj, si gjuhë për lexuesit të jetë edhe shqipja.
Gjermanishtja nuk është gjuha jote amtare dhe e ke më të lehtë të lexosh lajmet në shqip? Dëshiron të dish në çdo kohë se çfarë ndodh në Zvicër, të krijosh mendimin tënd dhe të marrësh pjesë në diskutime për tema aktuale? Atëherë mund t’i lexosh të gjithë artikujt në gjuhën tënde të preferuar.
Në ballinë, 20 Minuten ngjarjes i ka fokusuar në tensionet Rusi – Ukrainë, ku thuhet se “Lindja kundër Perëndimit: Lufta më e mundshme se kurrë”.
Më tej, titujt e tjerë në ballinë janë në lidhje me atë se “NATO dërgon avionë edhe anije luftarake në Lituani, Bullagri dhe Rumani”. Ndërsa, sipas ballinës së 20 Minuten, Zvicra do t’i bëjë ftesë për takim presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe atij rus, Vladimir Putin.
Sipas lexuesve në Zvicër, kjo është hera e parë që 20Minuten ballinën e saj e shkruan në gjuhën shqipe.
Me rreth 140 artikuj dhe video në ditë të japim një pasqyrë të përgjithshme dhe të besueshme të asaj që ndodh në vend. Ne, pra, të ofrojmë material për bisedat gjatë pushimit të drekës.