12.6 C
Berne
lundi 29/04/2024

16 vjet pa mulla Jakup Hasipin! Ishte me shume se imam, ishte ushtar dhe marshall i kombit dhe islamit!

Kumanove, 7 janar -Jakup Asipi lindi në fshatin Sllupçan më 2 shkurt 1951, shkollimin fillor e kreu në vendlindje, shkollimin e mesëm e kreu në Damask të Sirisë në medresenë “el-Furkan’” në vitin 1980. Studimet i kreu në universitetin e famshëm Al-Az’har, në fakultetin e bazave të Fesë Islame të Egjiptit në vitin 1985 ndërsa studimet postdiplomike i vazhdoi në Bejrut të Libanit.

nidur nga veprintaria e tij fetare dhe kombetare ne Maqedoni dhe Ballkan mund te themi se mulla Jakup Hasipi ishte me shume se imam, ishte ushtar dhe marshall i kombit dhe islamit!, ka shkruar gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Mulla Jakup Hasipi – luftetare per lire te fjales se lire dhe kombit, ishte Adem Jashari i dyte

Gjatë viteve 1985-1990 punoi si imam në një xhami në Leverkusen të Gjermanisë ku ka dhënë kontribut të çmueshëm në kultivimin e vlerave fetare, morale, kulturore e kombëtare. I vetëdijshëm për situatën në trojet tona në vitin 1990 kthehet në vendlindje për të kontribuar në gjendjen e rëndë të popullatës. Në ligjëratat e tija ishte shumë i përpikt dhe i guximshëm, kështu që ju ka bër ball kërcënimeve dhe marrjeve të shumta në pyetje nga ana e policisë maqedonas.

Nga kjo periudhë e gjer në vdekjen e tij ka organizuar mbi 5000 ligjërata, kontribut ky që e sheh dritën çdo ditë përmes ruajtjes multimediale. Në vitin 2001 gjat luftës në Maqedoni Jakup Hasipi u paraqit si njëri ndër strategët kryesorë në organizimin dhe përkrahjen e luftës, sepse ishte i bindur se vetëm përmes kryengritjes populli do të ishte në gjendje ti arrinte liritë dhe të drejtat e veta.

Pas përfundimit të luftës në vitin 2003 në zgjedhjet e rregullta të Bashkësisë Islame në Kumanovë u zgjodh myfti për komunën e Kumanovës dhe Likovës. Ndrroi jete më 7 janar 2006 në një aksident rrugor në autostradën Shkup – Kumanovë

Mulla Jakupi nuk ishte vetem hoxhë, ishte dijetar i kombit dhe trim, meae ishte edhe luftëtar minder duskriminimit, kunder parejtesive..se qysh ishte ky njeri e ka ka përshkrue poeti, Burhanudin Fili, në këtë poezi…:

Mulla Jakup Sllupçani

Kuj don Allahu i jep hidajet
E udhëzon, e mëson si don Vet.
Me mirësinë e Tij gjithkah e shetit,
Me nurin e Tij rrugën ia ndritë.
Në jetë shumë raste i përjetojmë
Mulla Jakupin këtu e kujtojmë
Hoxhë Jakupi i Sllupçanit
Brum shqiptari, fryt Imanit.
Le t’a njohim vlla Jakupin:
Me davet e ngarkoi supin.
I la arat, e la shatin,
E la familjen edhe fshatin;
Kumanovë e Vilajet,
U nisë rrugës për gurbet;
Për tixharet ai asht nisë
Jo për marka, as devizë…
Por me dritë t’Zotit m’u pajisë.
Mbas shumë rrugë n’Sham arritë
Për t’marrë dije, që asht dritë.
Ndej në sofër të burrnisë,
Në terbjet të Muhamedisë.
Ditë e natë atje mësoi…
Për ma lart në Misir shkoi;
Se atje, vlla, asht Ez-heri
Qe për dije asht muteberi.
E prej luleve t’diturisë,
Mori nektarin e mirësisë;
Edhe u kthye në Vilajet,
Punës ju vu, ai, për davet…
N’krah janxhikun, n’dorë qitapin,
N’rrugë t’davetit shtrini hapin:
Në Sllupçan e Gjermani,
Në Kosovë, ma vonë n’Shqipni.
Kudo që shkoi e ke takoi,
Me davet, ai, i frymëzoi.
Allahu i dha dije dhe zell,
Që Islamin me këndell.
Allahu vet, ate, e nderoi,
Që fjala e tij n’zemra t’përshkoi…
Dituni, besë e bujari,
Gërshetu bashkë me trimni,
Në mejdan t’jetës i nxorri
Kush qe i zoti, prej tyre mori.
Porse të vehten ban exheli:
Kur t’i vijë dikuj apeli,
Nuk ka shtek për pa u nisë…
Se kështu Allahu e ka ujdisë.
Me shumë nderime u përciell
Shumë xhemat aty u mbledh:
Vilajet, Kosovë, Shqipni,
Prej vendeve tjera e Turqi.
Fort me mall e përcollën,
Deri n’mjekrra lottët rrodhën.
Por, prej Allahut t’gjithë jemi,
E te Ai, sërish kthehemi!
Vepra e tij kurr s’harrohet,
Pema matet mbasi t’rrxohet,
E kush donë atë me nderu
Veprën e tij me vazhdu.
Rahmet past Jakup Sllupçani,
Në Xhennet iu baft Mekami!

Derniers articles

Kreu i Komunitetit musliman shqiptar në Zvicër, imam Mehas Alija dënon dëmtimin e bustit te Skënderbeut në Gjenevë

Bernë, 29 prill -Te pemtene  kaluar në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë...

Ja cfarë rrezikon teniseri serb Gjokoviç pas deklaratës së tij për Kosovën. Mund të « kapitulojë » karriera e tij në sport, sikur Serbia ne vitin...

Bernë, 29 prill -“Kosova është zemra e Serbisë – ndaloni dhunën”... Këto fjalë të shkruara nga Novak Gjokoviç në objektivin e kamerës pas fitores...

Skender Salihi, një figurë e dallueshme në peisazhin politik dhe shoqëror të Gjenevës vazhdin me tubime dhe debate me qytetarët e kantonit

Gjenevë, 29 prill -Skender Salihi, një figurë e dallueshme në peisazhin politik dhe shoqëror të Gjenevës vazhdojne te shkruajn e mediat zvicerane, por edhe...

Dëmtimi i bustit të Skënderbeut në Gjenevë, ambasada shqiptare në Zvicër: Akti mund të jetë me sfond antishqiptar, të presim përfundimin e hetimeve…

Bernë, 29 prill -Mbrëmë në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë liqenit, vetëm...

Historia e trishtë e legjendës së futbollit – shqiptarit Hakan Sukur. Dje hero i Turqisë, krahpërkrah me Erdogan dhe Gulen, pasi u shpall « terrorsit »...

Bernë, 29 prill -Hakan Şükür ka lindur në Sapanca, rrethi i provincës Sakarya. Hakan Şükür është me origjinë shqiptare kosovare nga ana e babait...