Bernë, 1 janar -Nuk ka jave qe t’mos shkruajne gazetat zvicerane apo ato nga vendet e e BE-së për arrestime apo trafikun e droges si ne Shqiperi po ashtu edhe ne vendet evropiane, ketu duke permendur Lazartin dhe Qeverine e Edi Ramës
Njera nga gazeta zvicerne Le Temps qe ka shkruar për trafikun e drodes ne Shqiperi para syve te Qeverisë Rama ka shkruar nje sjhrkim me titull: « Shqipëria e rrënuar nga trafiku i drogës », trasnmeton gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Sipa sLe Temps « prodhimi i kanabisit po shpërthen në Shqipëri, me bashkëfajësinë e dukshme të qeverisë socialiste të Edi Ramës. Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane fillojnë të ngrenë tonin .. »
Kodrat që rrethojnë qytetin tregtar të Lazaratit në Shqipërinë jugore kanë pasur prej kohësh privilegjin të furnizojnë tregun rajonal të kanabisit. Ky monopol mori fund në vitin 2014, kur policia nisi një bastisje në fshatin e madh, një vit pas ardhjes në pushtet të kryeministrit socialist Edi Rama, i cili u rinovua triumfalisht qershorin e kaluar. Shkatërrimi i “kalasë së kanabisit” të Lazaratit pati pasoja të padëshiruara: prodhimi u përhap me shpejtësi në të gjithë Shqipërinë, në luginat e thella në veri të vendit.
Sipas të dhënave të Guardia di Finanza, policia doganore italiane e cila ka një mision në Shqipëri që nga viti 1997, në vitin 2016 u shkatërruan 743,000 bimë, kundrejt vetëm 46,000 në 2014 dhe, sipas ekspertëve, shkatërrimi prek mesatarisht 10% të sipërfaqeve të kultivuara. Në mal, fshatarët braktisin tokën e tyre, duke preferuar të punojnë në plantacione, ku mund të fitojnë 20 euro në ditë. Prodhimi eksportohet më pas në Itali dhe në një masë më të vogël në Greqi.