Sion, 22 -Një i ri mbytet në Domaine des Iles në Sion. Ai eshte serbi 22-vjeçar i clil vdiq sot (e diele) pasi u mbyt në Domaine des Iles në Sion. Trupi i tij u nxor nga zhytësit, njofton gazeta zvicerane en shqip LeCanton27.ch duke ju referuar birmeve te policise kantonale.
Ne oret e vona te pasdites (rreth ores 19) 22-vjeçar serb po notonte në liqenin Domaine des Iles në Sion. Ai u zhduk papritur nën ujë për arsye që mbeten të paqarta. Një person në breg më pas njoftoi shërbimet e emergjencës.
Gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch ka mesuart se policia e Kantonit të Valais, Policia Rajonale e Qyteteve Qendrore, zhytësit nga Organizata e Shpëtimit të Valais dhe Brigada e Zjarrfikësve të Sionit reaguan menjëherë. Trupi i pajetë i të riut u nxor në sipërfaqe rreth orës 9:30 të mbrëmjes.
Zyra e Prokurorit Publik të Valais Qendrore ka hapur një hetim për të përcaktuar rrethanat e sakta të kësaj tragjedie.