Bernë, 16 qershor -Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq nga sot po viziton Zvicrën per dy dite rresht (16-17 qershor) gjatë së cilës do të takohet me Ministrin e Jashtëm të vendit, Ignacio Cassis, kane njoftuar autoritetet zvicerane (DFAE) nga Berna gezaten zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Mësohet se gjate kesaj vizite, shefi i diplomcise serbe Gjuriq do të takohet gjithashtu me Drejtoreshën e Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO) Helena Budliger Artieda dhe do të vizitojë edhe Parlamentin zviceran.
Pritet qe minsitri Gjuriq te takohet me Kryetaren e Dhomës së Ulët të Parlamentit zviceran, Maja Riniker.
Sot ne Berne do te flitet edhe per Kosovën, procesin e dialogut Kosovë-Serbi ne Bruksel
Ne epiqender te bisedimeve ishin mardheniet mes Zvicres dhe Serbisë, por ne Berne do flitet edhe për procesin e dialogut (Kosovë-Serbi) ne Bruksel
Zvicra, me Serbine, sikur edhe me Kosovën ka marëdhenie te mira diplomatike dhe ekonomike. Serbia konsiderohet partneri kryesor tregtar i Zvicrës në Evropën Juglindore. Keshtu, Zvicra viteve te fundit i ka dhuruar mbi 100 milionë franga Serbisë, per ta avancuar proceset demokratikedhe zhvillimin ekonomik, sidomos ne zbutjen e papunësisisë.
Në territorin e Serbisë janë të regjistruara mbi 500 subjekte biznesi qe udhehiqen nga zviceranë
Sipas gazetes zvicerane në shqip LeCanton27.ch në Zvicer aktualisht gjenden rreth 20.000 shqiptare nga Serbia, rrespekisht nga Lugina e Presheves. Nga DFAE kane njoftuar gazeten zvicerane në shqip LeCanton27.ch se nuk do te kete ndonje konference të perbashket shtypi, siq behet tradicionalisht me ministra dhe diplomate tjere boteror..