18.8 C
Berne
mardi 24/06/2025

Kush do t’ja ruaj shpinden Vjosa Osmanit ne Bernë / Policia federale e Zvicrës (FEDPOL) flasin për sigurin e presidentes kosovarene Zvicer, pas kercnimit te saj ne Kosovë për vdekje

Bernë, 20 maj -«Meqenëse Presidenti i Kosovës është një person i mbrojtur sipas së drejtës ndërkombëtare, përgjegjësia kryesore për sigurinë e delegacionit të Kosovës bie mbi autoritetet e vendit pritës – Zvicrës. Masat mbrojtëse të ndërmarra nga forcat e sigurisë së Kosovës plotësojnë gjendjen e sigurisë së vendit pritës…» thone nga Policia Fderale (FEDPOL) e Zvicres 24 ore para vizites se presidentes se Kosoves ne Zvicer.

FEDPOL: Presidetja e Kosovës ne duar te sigurt 48 ore në Zvicer

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas vizites ne Tiranë dhe 48 ore para vizites ne Zvicer është kërcënuar me jetë. Lajmin e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, njofton korrespeondenti i gazetes zvicerane ne shqip në Prishtine LeCanton27.ch

Në Bernë ajo do të takohet me Presidenten e Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter. Të dy krerët e shteteve do të diskutojnë marrëdhëniet ekonomike dhe diplomatike, çështjet e sigurisë, migracionin, stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, si dhe praninë zvicerane në Kosovë – kjo e fundit nganjëherë quhet “Kantoni i 27-të”, shkruan gazeta zvicerane në gjuhën shqipe LeCanton27.ch.

Pas kercnimi ndaj presidentes Osmani ne Kosovë, polia zvicerane siguron se jane marrur gjitha masat ne Zvicer për te siguruar levizjen dhe jeten e saj, meqe ketu funkison shteti jurid.

Për ceshtje e sigurise Policia federale e Zvicrës (FEDPOL) për gazeten zvcerane ne shqip LeCanton27.ch kane dhene kete njoftim se « Zyra Federale e Policisë (FEDPOL) siguron mbrojtjen e personave të mbrojtur sipas së drejtës ndërkombëtare publike në Zvicër. FEDPOL po monitoron dhe analizon vazhdimisht situatën në zhvillim e sipër me qëllim identifikimin e pasojave të mundshme të sigurisë në Zvicër. Për këtë qëllim, Fedpol është në kontakt me autoritete të tjera federale, kantone, përfaqësi të huaja dhe partnerët e saj ndërkombëtarë.

« Meqenëse Presidentja e Kosovës është një person i mbrojtur sipas së drejtës ndërkombëtare, përgjegjësia kryesore për sigurinë e delegacionit të Kosovës bie mbi autoritetet e vendit pritës – Zvicrës. Masat mbrojtëse të ndërmarra nga forcat e sigurisë së Kosovës plotësojnë gjendjen e sigurisë së vendit pritës. (La présidente du Kosovo, étant une personne jouissant d’une protection en vertu du droit international public, c’est en premier lieu aux autorités du pays hôte – la Suisse – qu’incombe la responsabilité de la sécurité de la délégation kosovare. Les mesures de protection prises par les forces de sécurité kosovares complètent le dispositif de sécurité du pays hôte.) na thone sot pe rredkaisine tone nga FEDPOL, citon LeCanton27.ch

Shkëmbimet janë të rregullta dhe konstruktive falë bashkëpunimit të ngushtë midis dy autoriteteve. Për më tepër, personelit të sigurisë së huaj i lejohet të mbajë armë në Zvicër vetëm nëse ka një leje për armë të lëshuar me kërkesë nga Fedpol. Personeli i sigurisë së huaj mund t’i përdorë këto armë vetëm për vetëmbrojtje.

Për këto vizita, policia kantonale kompetente, në koordinim me Shërbimin Federal të Sigurisë (FEDPOL), merr masat e nevojshme për të përmbushur detyrimet e mbrojtjes që i takojnë Zvicrës sipas së drejtës ndërkombëtare publike.

Derniers articles