14.9 C
Berne
mercredi 22/10/2025

Vatikani, nje qytet-shtet i pavarur i Selisë së Shenjtë në Itali. Roli i shqiptareve dhe zviceraneve aty

Po behen vite nga vizita e redaktorit te gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ne Vatikan

Shkruan: Nefail MALIQI

Qytet  i Vatikanit – zyrtarisht, Shteti i Qytetit të Vatikanit (italishtja: Stato della Città del Vaticano, latinishtja: Status Civitatis Vaticanae) është vend enklave sovran që gjendët në veri-perendim të Romës, Itali. Ajo u bë e pavarur nga Italia në vitin 1929 me Traktatin e Lateranit dhe është një territor i veçantë nën « pronësinë e plotë, dominimin ekskluziv dhe autoritetin dhe juridiksionin sovran » të Selisë së Shenjtë, vetë një entitet sovran i së drejtës ndërkombëtare, i cili ruan pavarësinë materiale, diplomatike dhe shpirtërore të qytetit-shtetit.

Vatikani zë një hapësirë prej 0,44 km2 dhe ka 453 banorë sipas vitit 2019.

Kryetar i shtetit është Papa, i cili ushtron fuqinë e ligjvënies, zbatimit të ligjit dhe fuqinë gjyqësore. Funksionarët më të lartë të shtetit janë të gjithë klerikë katolikë me origjinë të ndryshme. Pas Papatit të Avignonit (1309–1377) papët kanë banuar kryesisht në Pallatin Apostolik brenda atij që tani është Qyteti i Vatikanit, megjithëse ndonjëherë banojnë në vend të kësaj në Pallatin Kuirinal në Romë ose gjetkë. Vatikani është gjithashtu një metonim për Selinë e Shenjtë.

Garda Papnore Zvicerane është ushtria e Vatikanit, përgjegjëse për sigurinë e Papës dhe Selisë së Shenjtë që nga viti 1506.

Garda Papnore Zvicerane u themelua zyrtarisht më 22 janar 1506, ditën kur 150 ushtarë zviceranë nga kantoni i Urit mbërritën në Romë dhe hynë në Vatikan për herë të parë, ku u bekuan nga Papa Julius II. Megjithatë, data e zgjedhur për betimin e rekrutëve të rinj ishte 6 maji. Në këtë ditë në vitin 1527, 147 roje zvicerane humbën jetën duke mbrojtur Papa Klementin VII gjatë asaj që u bë e njohur si Plaçkitja e Romës ose « Sacco di Roma ».

Pesëqind vjet më parë, mercenarë zviceranë u rekrutuan për të formuar ushtrinë papnore. Ata u zgjodhën për besnikërinë dhe aftësitë e tyre ushtarake. Që atëherë, Garda Zvicerane, e njohur për profesionalizmin dhe disiplinën e saj të lartë, ka qenë përgjegjëse për sigurimin e sigurisë së Papës. Ndërsa pamja dhe mandati i Gardës Zvicerane kanë mbetur të pandryshuara gjatë shekujve, trajnimi dhe pajisjet e saj janë përshtatur vazhdimisht për t’u përballur me sfidat e reja.

Garda Zvicerane, e njohur edhe si « ushtria më e vogël në botë », i ka shërbyer Papës dhe Vatikanit për më shumë se 500 vjet. Një rritje e numrit të saj nga 110 në 135 burra u vendos në vitin 2015 për t’u përballur me numrin në rritje të misioneve.

Selia e Shenjtë daton në krishterimin e hershëm dhe është selia kryesore peshkopale e Kishës Katolike, e cila ka afërsisht 1.329 miliardë katolikë të pagëzuar në botë që nga viti 2018 në Kishën Latine dhe 23 Kisha Katolike Lindore. Shteti i pavarur i Qytetit të Vatikanit, nga ana tjetër, erdhi në ekzistencë më 11 shkurt 1929 me Traktatin e Lateranit midis Selisë së Shenjtë dhe Italisë, i cili e fliste për të si një krijim të ri, jo si një mbetje të shumë më të mëdhenjve. Shtetet Papale (756–1870), të cilat më parë kishin përfshirë pjesën më të madhe të Italisë Qendrore.

Qyteti i Vatikanit përmban vende fetare dhe kulturore si Bazilika e Shën Pjetrit, Kishëza Sistine dhe Muzetë e Vatikanit. Ato paraqesin disa nga pikturat dhe skulpturat më të famshme në botë. Ekonomia unike e qytetit të Vatikanit mbështetet financiarisht nga donacionet e besimtarëve, nga shitja e pullave postare dhe suvenireve, tarifat për hyrjen në muze dhe shitjet e botimeve. Qyteti i Vatikanit nuk ka taksa dhe artikujt janë pa doganë.

Shtetet Papale
Papët gradualisht filluan të kishin një rol laik si guvernatorë të rajoneve afër Romës. Ata sunduan Shtetet Papale, të cilat mbulonin një pjesë të madhe të Gadishullit Italian, për më shumë se një mijë vjet deri në mesin e shekullit të 19-të, kur i gjithë territori që i përkiste papatit u pushtua nga Mbretëria e sapokrijuar e Italisë.

Për shumicën e kësaj kohe, papët nuk jetuan në Vatikan. Pallati Lateran, në anën e kundërt të Romës, ishte vendbanimi i tyre i zakonshëm për rreth një mijë vjet. Nga viti 1309 deri më 1377, ata jetuan në Avignon të Francës. Kur u kthyen në Romë, ata zgjodhën të jetonin në Vatikan. Ata u zhvendosën në Pallatin Kuirinal në vitin 1583, pasi puna në të përfundoi nën Papa Palin V (1605–1621), por me kapjen e Romës më 1870 u tërhoqën në Vatikan dhe ajo që kishte qenë rezidenca e tyre u bë ajo e Mbretit të Italisë.

Transformimet e mëdha që ndodhën në Shqipëri në fillim të viteve ‘90, të cilat sollën ndryshime edhe në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut, duke lejuar lirinë e besimit dhe distancimin nga politika e periudhës komuniste, bënë që të rifillonin kontaktet me Selinë e Shenjtë, me Shtetin e Vatikanit. Në përgatitje të terrenit për të hyrë në kontakte të drejtpërdrejta dhe për të hedhur hapat e parë për rivendosjen e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe shtetit të qytetit të Vatikanit, ndikuan ndjeshëm edhe vizitat e Nënë Terezës në Shqipëri. Më 7 shtator 1991 u rivendosën marrëdhëniet diplomatike në nivel ambasadorësh.

Vatikani publikon origjinën shqiptare të katër Papëve

Vatikani ka njohur shenjtërinë e Nënë Terezës, e cila u bë shenjtore për Kishën Katolike duke njohur dy mrekulli.

Përveçse fituesja e çmimit Nobel për Paqen, Nënë Tereza ka marrë më shumë se 700 çmime gjatë jetës së saj për punën e saj humanitare dhe konsiderohet si personi më i vlerësuar i shekullit të 20-të. Pas vdekjes së saj në vitin 2016, Papa Françesku e shpalli të shenjtë në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan para dhjetëra mijëra njerëzve. Postimi shpërndan gënjeshtra që Nënë Tereza “shiti bebe”. Është një ngjarje e izoluar që ndodhi 21 vjet pas vdekjes së saj në një strehimore për nënat e pamartuara të drejtuar nga Misionaret e Bamirësisë, urdhri i murgeshave të Nënë Terezës, shkruan Vërtetmatësi.

Më 4 shtator 2016, Nënë Tereza u shpall Tereza e Shenjtë e Kalkutës nga Papa Françesku.

Para më shumë se dhjetëra mijëra pelegrinëve në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, kardinali Angjelo Amato – Prefekti i Kongregatës për shpalljen e shenjtorëve, lexoi një biografi të shkurtër të veprave të Nënë Terezës, dhe pastaj kërkoi nga Papa për ta kanonizuar në emër të Kishës.

Papa Françesku u përgjigj: ,,Le të sjellim buzëqeshjen e saj në zemrat tona dhe t’ua japim atyre që i takojmë gjatë udhëtimit tonë, veçanërisht atyre që vuajnë. Shpallim Terezën e Bekuar të Kalkutës të jetë e shenjtë dhe e regjistrojmë në mesin e shenjtorëve, dhe ajo si e tillë duhet të respektohet nga e gjithë Kisha.

Ndër pjesëmarrësit do të përmendim: Bojan Koloxhejçuk, ML, që është postulator për lumturimin (beatifikimin) dhe kanonizimin e Nënë Terezës nga Kalkuta dhe drejtor i Qendrës Nënë Tereza; Age Bojaxhiu (mbesa e Nënë Terezës) dhe familja e saj; delegacioni nga Republika e Maqedonisë; Mbretëresha Sofja e Spanjës dhe anëtarë të tjerë të familjeve mbretërore; përfaqësues të trupit diplomatik, qindra motra nga Misionarët e Bamirësisë nga mbarë bota, si dhe përfaqësues të bashkësive të ndryshme fetare, priftërinj, besimtarë dhe mbështetës të Nënë Terezës.

Papa Shën Eleutherius (175-189) besohet të jetë Papa i parë ne Vatikan me origjinë shqiptare. Sipas artikullit në fjalë, Eleutherius ka shpërndarë masivisht mesazhin e Biblës në shumë vende të Perandorisë Romake. Papa Shën Caius (283-296) njihet si Papa i parë që vendosi rregullat strikte të sjelljes dhe hierarkitë mes peshkopëve të vatikanit. Gjithashtu gjatë periudhës së papatit të Caius në fronin perandorak të Romës ka hipur një nga figurat më të njohura të antikitetit, Diokleciani.

Papa John IV (640-642) gjatë papatit të tij nuk e harroi kurrë origjinën e tij shqiptare dhe, sipas historianëve, ky Papë ka dërguar dhe ndihma konsistente popullit të Dalmacisë që ndodhej nën zgjedhën e serbëve dhe hordhive barbare. Papa Clement XI (1700-1721) është Papa më i vonë me origjinë shqiptare. Sipas ‘Osservatore Romano’ familja e Clement XI është pagëzuar me mbiemrin “Albani” pasi rridhte nga një familje e zhvendosur në Urbino të Italisë, por që kishte luftuar në krah të Skënderbeut gjatë çerekshekullit të rezistencës ndaj okupimit Turk. Papa Clement XI pasi mësoi për origjinën e tij shqiptare, u interesua shumë për rilindjen politike dhe fetare të atdheut të tij. Gjatë kësaj periudhe vetë “Këshilli i parë Kombëtar Shqiptar” (1703) u mblodh dhe u brumos pikërisht nga udhëzimet klerikale në lidhje me çështjet dogmatike, morale, kanunore dhe baritore. Gjithashtu, gjithmonë sipas “Osservatore Romano”, Papa Clement XI ka dhënë një kontribut të madh në unifikimin e kishës, duke e arritur një rezultat pozitiv, përkohësisht, dhe në trojet shqiptare ndërsa njihet dhe për dështimin që pati në orvatjen për konvertimin në katolicizëm të Carit Rus, Pjetri i Madh.

Derniers articles