
Cmimi i sivjem nga Shoqata shqiptaro-zvicerane Swissalbs për sipërmarrësin me te suskesshëm ne Zvicer i dhuroi Rexhep Rexhepit (duek fituar 10.000 franga) kurse ylli i futbollit zviceran dhe nderkombëtar Xherdan Shaqirit (fitoi 3.000 franga) ju dha titulli « Hero i Komunitetit », njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch te cilin evenment e percolli perseafermi ne Congresshause Tonhalle në Zurich.
Përparim Avdili i deklaruar gazetës zvicerane në shqip LeCanton27.ch se « eventi i së shtunës në mbrëmje tregoi forcën inovative që komuniteti zotëron tani i cili tashmë eshte deshmuar si shembull integrimi dhe suksesi ne Zvicër. » Sipas tij « Ne, shqiptarët, jemi furnizuesit e ekonomisë zvicerane. »
Cmimin si ndërmarrës i vitit në Zvicër e fitoi Rexhep Rexhepi (38) i cili prodhon ore. Edhe ky nga eshte Zhegra sikur Xherdan Shaqiri që u shpall « Heroi i komunitetit ». Mediat zvicerane dhe boterore kane shkruar se njëra nga orët e kurdisura prej tij është shitur mbi 4 milionë franga zvcerane.
Kush eshte Rexhep Rexhepi nga (Zhegra) Gjeneva !
Për shpikesit e ores markes se orës Watches AkriviA te Rexhep Rexhepit ne Gjenevë nuk ishte Nefail Maliqi i pari gazetar i LeCanton27.ch qe ka shkruar dhe flet me krenari për sukseset e nje mergimtari, nje shqiptari nga Kosova… por, para tij ishin edhe koleget e mediave amaerikane sikur New York Times, dhe sigurisht ato zvicerane dhe gejrmane (« Der Meisteruhrmacher Rexhep Rexhepi steht hinter dem Genfer Startup Brand Akrivia. Mit 14 Jahren war er schon vom Uhrmacherkosmos Patek Philippe fasziniert. Sein Ziel sollte sein, die Tradition der Genfer Uhrmacherei mit der Zeitmessung des 21. Jahrhunderts zu interpretieren. »)
Qysh para 7 vitesh (maj 2018) gazetari LeCanton27.ch kishte trokitur ne dyert e puntërise se nje artisti te oreve tashme te njohur edhe botërisht me emrin Watches AkriviA qe drejtohet nga Rexhep Rexhepi qe jetojne dhe veprojne ne Gjeneve qe gati tri decenie jane ne fshati Isufaj te Zhegrës.
Rexhepi, pothuajse sikur gjithe kosovaret tjere si fëmijë erdhi në Zvicër gjatë luftës së Kosovës. Dhe me talentin e tij zviceranëve u desht me ja « vjedhe » zanatin e prodhimit te orëve. Shqiptareve tash ju ka mbetur ta mesojne si duket vetem edhe prodhimi i cokolladave.
Rexhep Rexhepi, dje ne Isufaj te Zhegres sot ne Gjenevë i cili e preu n’besë babain i cili deshironte te bente avokat
“Në vitin 1998 kur ane e kend Kosoves vinte erë baruti dhe lufte edhe babai yne si shume priderit tjere ne Kosove per t’i shpetuar fëimjet kishte vendosur ta sillte familjen e tij në Zvicër. Atebote s’kisha edne 12-vjeç. Ashtu i ri u adaptova shumë shpejt pak me zor e pak me qejf dhe u integruam ne shkollat e Gjenevës madje edhe me nota të mira. Dhe ja sot pas kryrjes se shkolles perkatese dhe stazheve ne kompanite te markave të njohura te orëve ne Gjenevë u bera me zanat orëndreqës, cka babain e preva n’besë i cili deshironte vazhdimisht te behem avokat. Dy vjet më vonë, u vendosa në sektorin e kontrollit të cilësisë, ne duart e mia kalonin të ashtuquajturat orë Tourbillon, e prodhuar nga Patek Phillipe. Siq e dini Gjeneva njihet si nje qender dhe metropol i oreve dhe eshte turp te jesh nen dardhë e t’mos hagërsh dardha. Dhe mu aty me lind edhe ideja per shpifjen e nje marke ore, qe sot e kemi me emrin AkriwiA me te cilen kemi pasur rastin te ekspozojme në objekte luksoze të kryeqyteteve e mbarë botës dhe panaire me renome nderkombëtare…» ka thenë Rexhep Rexhepi, pronari i oreve të markes Watches AkriviA me seli në Gjenevë gjate nje bisede me redaktorin e gazetes zviceraneen në shqip LeCanton27.ch
« Jam krenar që e pranoj këtë çmim nga Swissalbs », tha Shaqiri në ceremoninë e çmimeve. « Futbolli më ka hapur shumë dyer, dhe është e rëndësishme për mua të jap diçka mbrapa – veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë që supozohet të mësojnë përmes komunitetit sportiv, disiplinës dhe gëzimit. Shaqiri njoftoi se paratë e çmimeve të 3,000 CHF të një organizate jo -fitimprurëse në Kosovë, e cila mbështet fëmijët dhe të rinjtë në fushën e sportit.
Per cmimet e fituar nga djemt e karadukut të Zhegres uroi edhe bashkeshortja e heroit tone kombetar Agimit, Shukrie Ramadani, po ashtu nga Zhegra e Gjilanit sot eshte Keshilltare, në ambasadën e Repbilkes së Kosovës ne Bernë. Agim Ramadani për clirimin e Kosoves kishte lene qytetin e bukur Cyrihun i cili kishte jetuar me vite te tera me familjen i cili ra edhe heron ne fushëbetajat perballe okupatorit serbë.

