-0.2 C
Berne
jeudi 21/11/2024

Zëdhënësi i kombëtares zvicerane: Ndeshja me Serbine do të jete emocionale, por pa incidente, pa provokime siq ishin në të kaluaren, meqë gjitha masat jane ndërmarrur

Bernë, 11 tetor -Zvicra këtë të shtunë (20:45) do luaj një ndeshje vendimtare në Ligën e Kombeve pas dy humbjeve, ku do te luajne aty edhe dy futbollist me origjine shqiptare (Granit Xhaka dhe  Andi Zeqiri). Edhe për kapitenin Xhaka kjo loje do jete me shume se nje ndeshje, i cili nuk do t’i shpëtoj provokimeve. Por Stefan Baumgartner, zëdhenës i NATI-t mendon ndryshe, tregohet me optimist i cili për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch se « ndeshja futbollistike e Zvicres me Serbine do të zhvillohet pa inicdinete, pa provokime siq ishin në të kaluaren. Shpresoj se nuk do te këte probleme, sepse qysh tash jane marrur masat adekuate dhe Serbia e dine fort mire sa here eshte denuar nga UEFA për provokime dhe incidente.. »

Përplasja e tretë mes Serbisë dhe Zvicrës, e rëndë pas dy të parave gjatë Kupës së Botës 2018 dhe 2022. Granit Xhaka, me origjinë nga Kosova, të cilën Serbia nuk e njeh, është nën presion në terrenin armiqësor. Tranieri i kombetares zvcerane Murat eshte optimist se ne Leskoc Zvicra do ta mund Serbinë! Trajneri e di rëndësinë e kësaj ndeshjeje ndaj serbëve, këtë të shtunë në Leskovc prandaj edhe nuk shqetësohet për emocionet e Granit Xhakës.

Redaktori i sportit i gazetës zvicrane Le Canton27.ch: Diskriminohen 100.000 mije shqiptare ne Serbi (Lugina e Preshevës)  nuk ju lejohet te perkahin Xhaken, Zeqirin dhe ekipin zviceran

Se ku bazohet ai se do te kete nje loje fer dhe te sinqert me serbet, kur eshte parë haren e fundit se cfare kishte ndodhur ne stadiumin e Beogradit?! z.Baumgartner eshte pergjigjur se « njeriu nganjehere meson edhe nga gabimet e veta dhe besoj se gjerat do te shkojne mbare, nuk do te persëriteten incidentet e kaluara, nje dhe dy dy per shkak masave të  sigurise te cilat jane maksimale ku ndeshtja do te ndiqet persefarmi edhe nga vezhgues te UEFA-s dhe nderkombëtar tjere. Dhe besoj se edhe publiku serb e ka kuptuar se ne stadium zhvillohet loje sportive e jo politike e as provikime me fyerje… »

Zvicra shkon në Serbi me dy shqiptarë

Pyetje ne vazhdim per zëdhënesin e kombëtares zvicerane Stefan Baumgartner se ne publik a do te ket edhe tifoz shqipatre, kur dihet se Leskoci gjendet ne afërsi te Kosovës, sidomos Lugines se Presheves te banuar me shqiptarë?

« Ne Stadiumin e vopgle te Leskocit do te kontrollohet cdo tifoz. Aty nuk do te kete asnje flamur tjeter pos atij te Zvicres dhe Serbise, kuptohet edhe ai i UEFA-s. Kurse nga publiku yne do te kete vetem 80 tifoze nga Zvicra… » ka shtuar Baumgartner.

« Ne Serbi ka qyetetare te ketij shteti qe jane kunder ekipit serb, jane per fitoren  e Zvicrës… » ka thëne redaktori i sportit nga gazeta zvicerane Le Canton27.ch , duke shtuar se « Ne stadiumin e Loskocit do jenë vetem 80 tifoze nga Zvicra, kurse te tjeret te gjithe serbe, pa asnje shqiptarë?! Diskriminohen 100.000 mije shqiptare ne Serbi (Lugina e Preshevës) nuk ju lejohet te perkahin Xhaken, Zeqiri dhe ekipin zviceran.. »

Është e qartë se kapiteni i Zvicrës duhet të presë fishkëllima dhe presion të shtunën në stadiumin Duboçica në Leskovc

Taulant Xhaka dite me parë e ka sugjeruar vëllait të tij Granitit që të mos udhëtojë në Serbi. Lidhur me reagimi e Taulantit për vellaune tij Grabnit Xhaken ne Serbi i cili eshte i shqetesuar, lidhur me kete zdhensëi  i ekipit te kombëtares zvicerane z. Stefan Baumgartner për gazetën zvicerane ne shqip ka deklaruar se « vellau i tij ka te drejter te syg jeroj vellaun e tij, por shqetesimi i tij ishte me shume i natyres  emocional se sa ndonje frike e madhe… »

Murat Yakin i beson Granit Xhakës për të menaxhuar emocionet e tij të shtunën në Serbi Çfarë do të ndodhë në kokën e Granit Xhakës në rast të provokimeve nga publiku apo nga lojtarët serbë të shtunën në Leskovc? Murat Yakin e siguron atë, se « ka besim të plotë tek ai për të udhëhequr ekipin e tij drejt fitores!.. »

Çfarë do të ndodhë në Serbi të shtunën rreth Granit Xhakës? Vëllai i tij Taulanti ka një ndjenjë të keqe dhe i ka kërkuar kapitenit të skuadrës zvicerane që ta anashkalojë këtë ndeshje. Ai siguroi se do ta luante në maksimum, si gjithë të tjerët.

“Por në Serbi e njohim edhe futbollistin e shkëlqyer Granit Xhaka”, siguron Veljko Ivanoviq. Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, ka vlerësuar edhe një herë për mediat vendase kapitenin e Natit: “Ai është një lojtar i madh që ka shumë vite që luan në nivel botëror..”

 

 

Derniers articles