Granit Xhaka ka përgëzuar bashkëlojtarët e tij për fitoren e rëndësishme të arritur të shtunën mbrëma.
Arsenali fitoi në udhëtim kundër Wolvesit me rezultatin 0:2, për të vazhduar kështu edhe me kryesimin në tabelën e Premierligës, shkruan Gazeta Express.
Madje, “Topçinjtë” rritën diferencën e pikëve ndaj skuadrës së dytë, Manchester City, në 5 pikë.
Në fillim të përballjes, Granit Xhaka ishte ai që i shqetësoi tifozët e Arsenalit dhe jo vetëm.
Mesfushori nga Kosova u zëvendësua pas 16 minutave lojë, pasi disa shqetësime te ai u shfaqen që nga fillimi i ndeshjes.
Edhe pse nuk mundi t’i ndihmonte shokët në fushën e lojës, Xhaka nuk harroi që pas ndeshjes t’i përgëzoj për fitoren.
“Një bravo e madhe për ekipin – çfarë mënyrë për të shkuar në pushim”, shkroi reprezentuesi i Zvicrës në “Instagram”.