23.6 C
Berne
mardi 24/06/2025

Shqiperia, një vrime e zezë për Interpolin / Paratë e drogës nga Zvicra te politikanët shqiptarë. Prokurori Bertossa: Shqipëria një Kolumbi europiane

Bernë, 9 maj- Shqipëria vazhdon të jete jo vetem ne faqet e para te mediave boterore por edhe preokupim per Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për të përmirësuar aftësitë e saj në luftën kundër narkotikëve. Sipas raportit me te ri të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për luftën kundër lëndëve narkotike, Shqipëria vazhdon të mbetet një vend kryesor burimi për prodhimin e marijuanës dhe një pikë tranzit për dërgesat e kokainës dhe heroinës me destinacion përfundimtar tregjet evropiane. Prodhimi i kanabisit po shpërthen në Shqipëri, me bashkëpunimin e dukshëm të qeverisë socialiste të Edi Ramës. Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane po fillojnë të ngrenë zërin e tyre, shkruan gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Saviano: Shqipëria rrezikon t’mos quhet më Kolombi, por Kolombia – Shqipëri!

Prokurori i Gjenevës Yves Bertossa në një bisedë për  mediat shqipatre, duke folur për integrimin dhe imazhin e shqiptarëve në kanton dhe Zvicër, ka ka pohuar se « shqiptarët përkundër të mirave kanë edhe të ‘zezat’ e tyre ». Për këtë të fundit, Bertossa flet konkretisht se “bandat shqiptare kanë në dorë heroinën në Zvicër”, citon gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

“Rritja e tarfikut te drogës dhe akuzat e nderkombëtare ne adrese te Shqiperïsë si një qender transit apo baze e drogës qe po furinozon jo vetëme vendet fqinje Serbine dhe Greqine por edhe pejse tejra te ballkanit dhe ato evropiane eshte droja qe Shqiperine t mos quajme më “Kolmobi”, por Kolombinë si Shqipëria ?!.. ” ka deklaruar ne intervisten e fundit për gazten zvicerane LeCanton27.ch Roberto Saviano, shkrimtari më i njohur antimafie në Europë.

Me ndihmen e Europol, ne Sqhpero kapen 29 trafikantë droge që merreshin me pastrim parash. Rrjeti kriminal ishte aktiv në shpërndarjen me shumicë të drogës në BE. Le Monde: Udhëheqësi thotë se Shqipëria, e cila filloi negociatat me Brukselin në mesin e tetorit, do të jetë “gati në vitin 2028” për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, pavarësisht shqetësimeve për mafian e saj të fuqishme. (Le Monde: Le dirigeant affirme que l’Albanie, qui a commencé les négociations avec Bruxelles mi-octobre, sera « prête en 2028 » à entrer dans l’Union européenne, malgré les inquiétudes que suscite sa puissante mafia ») citon gazeta zvcerane ens shqip LeCanton27.ch

Papunesia e madhe bashke me korrupcioni dhe mosfunskioimni shstetit juridik ne Shqipepri ka bëre qe sot mbi nje milion shitare kreissht te rinje te jene alrguar nga sqhoperia keto dy deceniet e fundit jo vetem per nje jete te mire por edhe për te shpetuar koken, sepse ne Shqiperi viteteve të fundit gati cdo dite ke vrasje, shkruan redktori i gazetes zvicerane LeCanton27.ch i cili para nje jave ishte ne Tirane per nje investigim. Jo vetem kaq sipas raporteve nderkombëtare (OIM dhe OKB) aktualisht ne Zvicer dhe vendet e BE-së ke me shume se 100.000 prostitua shqiptare. Njëkohesisht sot ne keto vende evropiane me mbi 50 mije te burgosur shqiptare?! Shqiperia a shnderruar ne një « fabrikë » te eksodit dhe e krimineleve? pyesion gazetaret boterore

“Rritja e tarfikut te drogës dhe akuzat e nderkombëtare ne adrese te Shqiperïsë si një qender transit apo baze e drogës qe po furinozon jo vetëm vendet fqinje Serbine dhe Greqine por edhe pejse tejra te ballkanit dhe ato evropiane eshte droja qe Shqiperine t mos quajme më “Kolmobi”, por Kolombinë si Shqipëria ?!.. ” ka deklaruar Roberto Saviano, shkrimtari më i njohur antimafie në Europë, ne intervisten e fundit me gazetarin e medias zvicerane.

Lidhur me glitha keto drogen dhe aktivitetet kriminale dhe mafioze ne Shqiperi dhe involvimin e qeverise se Tiranes ne krimin e organizuar.. Lidhje e kreut te shtetit me trafikun e droges e thine edhe nga Interpol dhe Europol për gazetën zvicerane ens qhip LeCanton27.ch

Operacioni i Interpolit shkatërron një rrjet të madh të kontrabandës së drogës me origjinë nga Shqipëria. Pas një serie arrestimesh të koordinuara në të gjithë Evropën dhe në Dubai, Interpoli ka përshëndetur shkatërrimin e një bande të madhe të kontrabandës së drogës, të quajtur Kompania Bello, e cila sillte ngarkesa të mëdha kokaine nga Amerika Latine në Evropë. Vlera e drogës së sekuestruar gjatë operacionit vlerësohet në 70 milionë euro.

Para tri vitesh,  Arrestohen 37 anëtarë dhe bashkëpunëtorë të një grupi ndërkombëtar të krimit të organizuar me origjinë nga shqiptarët. Të pandehurit akuzohen për trafikim kokaine, marihuane, ekstazi dhe ilaçesh me recetë.

Prokurori zviceran Bertossa: Shqipëria një Kolumbi europiane

Prokurori i Gjenevës Yves Bertossa në një bisedë me gazetarijh shquptar, duke folur për integrimin dhe imazhin e shqiptarëve në kanton dhe Zvicër, ka ka pohuar se « shqiptarët përkundër të mirave kanë edhe të ‘zezat’ e tyre ». Për këtë të fundit, Bertossa flet konkretisht se “bandat shqiptare kanë në dorë heroinën në Zvicër”.

« Shqipëria është një Kolumbi evropiane ». Kështu ka deklaruar prokurori i Gjenevës Yves Bertossa, duke folur për integrimin dhe imazhin e shqiptarëve në kanton dhe Zvicër. Ai ka shtuar mes të tjerash se autoritetet shqiptare, duhet të marrin masa për të pasur një imazh sa më të mirë të vendit, e cila do të reflektonte edhe në vendet e tjera të Europës.

Prokurori zviceran, e ka cilësuar Shqipërinë si një vend i zhytur në korrupsion dhe ku krimi i organizuar është në nivele të larta. “Shqiptarët, përkundër të mirave, kanë dhe të zezat e tyre”, ka thënë prokurori Bertossa. Ai shkon më tej duke thënë se: “bandat shqiptare kanë në dorë heroinën në Zvicër. Ky rrjet trafikantësh përbëhet kryesisht nga njerëzi që vinë nga Shqipëria, mafia e cila është mjaftë aktive”, thekson më tej prokurori i Gjenevës, Bertossa.

Për prokurorin Bertossa shqiptaret janë liridashës, punëtorë, por përkundër këtij imazhi të mirë, ata nuk janë “engjëj”. “Shqiptarët, përveç drogës janë të implikuar dhe në industrinë e seksit dhe trafikimit të qenieve njerëzore, kontrabandë cigaresh, apo dhe vjedhje makinash”, ka pohuar më tej prokurori zviceran.

Bandat e kriminelëve të huaj realizojnë miliona dhe dhjetëramiliona franga zvicerane përfitime çdo vit nga tregu zviceran i drogës, prostitucionit e aktiviteteve të tjera të paligjshme. Fakti që një pjesë e madhe e fitimeve investohen lirshëm dhe pa kontroll nëpër vendet e origjinës së kriminelëve, është tashmë i ditur nga të gjithë. Por shefja e policisë zvicerane Monica Bonfanti, deklaroi sot në Gjenevë se sipas informacioneve të disponuara prej saj, një pjesë e parave të pista, jo vetëm që përfundojnë në Shqipëri, por financojnë edhe aktivitete politike.

“Një pjesë e madhe e përfitimeve nga krimi i organizuar, sidomos droga, me miliona franga dërgohen në vendet e tyre të origjinës, në mënyrë ilegale, madje edhe për parti politike. Posedojmë informacione se mjetet e tilla nga droga janë dërguar për rrëzimin edhe të pushteteve, në këtë rast kundër qeverisë Azerbajxhanit. Në mënyrë të ngjashme veprojnë edhe trafikantët nga Ballkani. Një pjesë e madhe e  këtyre parave të fituara nga  droga po ashtu shkojnë edhe në adresë të partive politike në Shqipëri, sikur në Azerbajxhan, për ta rrëzuar qeverinë..” ka deklaruar sot në Gjenevë shefja  e policisë duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë një konference shtypi.

“Prandaj, autoritet e Shqipërisë vend ky i zhytura në korrupsion dhe krim të organizuar, duhet të bëjnë më shumë në luftën kundër kësaj dukurie, duke u përpjekur për kthimin e imazhit jo vetëm në vendet e tyre, por në përgjithësi edhe tek shqiptarët në Zvicër e diasporë. Shqipëria, si vendet tjera ballkanike kanë nevojë sot më shumë se kurrë për demokraci, funksionim te shtetit juridik dhe për integrim evropian”- ka pohuar prokuroi zviceran Bertossa.

Derniers articles