Ndërsa, ai vet disa herë është shpallur si golashënuesi më i mirë i ndeshjeve.
Ibrahimi deri më tani ka fituar një numër të madh të diplomave dhe disa kupa bashkë me shokët e tij 15 vjeçari nga Rohovica e Preshevës Lindrit Ibrahimi , ka arritur të nisë rrugën e ndjekjes së ëndrrës së tij, falë përkrahjes së madhe që ai e merr nga prindërit, të cilët nuk kursehen asnjëherë, vetëm e vetëm që ai të arrijë majat e suksesit.
Në sirtarin e Lindritit gjen pothuajse të gjitha dresët e ekipeve më të mëdha në botë, ku i ka edhe lojtaret e preferuar të tij siç janë: Messi, , Ronaldo,por na tha se më së shumti i pëlqen Shaqiri dhe ka dëshirë që më së shpeshti ta vesh petkun kuq e zi të Shqipërisë, ndërsa u emocionua shumë kur tregoi se jam i vetmi shqiptare që e mbajë shqiponjën kuq e zi, mendoi se ndoshta në të ardhmen edhe do të luajë kombëtaren shqiptare.
Po ashtu Ibrahimi në moshën 11 vjeçare është kërkuar nga Augsburg ne Gjermani , ndersa Lindriti në moshën 5 vjeçare ka fituar Turnirin e Penaltive te 5 vjeçarëve Deutschschweiz .
Lindrit Ibrahimi shpejtë është transferuar ne dy ekipe më lartë ne EA1 dhe tani ai bën pjesë në grupin B të Kategorie Junior dhe ku tejkaloj Promocionin në sezoni e tretë dhe shënoi 7 gola.
Në pyetjen e portalit Syri.tv cila është dëshira e tij më e madhe, Lindriti u përgjigj duke thënë se dëshiron të bëhet lojtar i mirë, të ketë teknikë, ta njohin të gjithë dhe të luftojnë për të.
Ai madje ka shumë besim se do ta arrijë këtë, sepse siç na tha edhe neve, po punon shumë, pa përtesë dhe pa u ndalur.
Për Syri. TV nga Alstätteta St.Gallen Gazetari : Arben Mehmeti.