-0.8 C
Berne
jeudi 21/11/2024

Hungarezët i frikësohen Granit Xhakës

Futbollisti Loic Nego ende nuk e di nëse do të mund të luajë të shtunën për Hungarinë ndaj Zvicrës, në kuadër të Euro 2024.

“Kjo javë ka të bëjë me rikuperimin, unë jam duke përparuar mirë, do të shohim nëse mund të luaj kundër Zvicrës”, tha Loic Nego.
Hungarezët i frikësohen kapitenit të Zvicrës, Granit Xhakës.

 “Zvicra është një ekip shumë i fortë, e kemi parë edhe në turnetë e fundit. Ata gjithmonë kualifikohen dhe nuk zhgënjejnë.

Duhet të mendosh edhe për kundërshtarin, sepse skuadra është e përbërë nga futbollistë të mëdhenj, nëse duhet veçuar dikush, është Granit Xhaka

Të shtunën do të fokusohemi të nxjerrim maksimumin nga vetja.

Synimi primar i çdo skuadre është dalja nga grupi”, tha Nego.

Ndeshja luhet nesër në orën 15.00. / M.G

Derniers articles