0.5 C
Berne
lundi 23/12/2024

Hasan Kadriu nga Presheva, « arkitekti » i futbollit shqiptar ne organizatat botërore, që përgatiti anëtarësimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA

(Me rastin e 22 vjetorit: Përjetësia e Hasan Kadriut nga Presheva, atdhetarit dhe menaxherit të parë shqiptar pranë FIFA-s)

Hasan Presheva-Kadriu ishte bashkëveprimtari më i afërt dhe njërin nga njerëzit më të dashur të Kadri Zekës dhe të gjithë martirëve që sakrifikuan çdo gjë për Shqipërinë.

Ai rradhitet në një nga personalitet më të përkushtuara të çështjes kombëtare. Në jetë ai e kishte vetëm një qëllim: çdo gjë për ATDHEUN!

Hasani Kadriu, i cili jetoi për disa vite në Zvicër, ishte një personaliet që sot i mungon jo vetëm Preshevës, Kosovës Lindore, por sidomos futbollit shqiptar. Ai humbi jetën në rrethana tragjike në moshën 39 vjeçare në një atentat të përgatitur në Bullgari, në një udhëtim të tij zyrtar para 22 vitesh, më 18 shkurt 1998.. Hasan Kadriu ngado që shkoi e nderoi Preshevën, Kosovën, Shqipërinë dhe mbarë shqiptarët, shkruan gazeta zvicerane në gjuhën shqipe « Le Canton27.ch ».

Hasan Kadriu nga Presheva ka qenë menaxheri i parë shqiptar pranë FIFA-s, që ka lobuar për anëtarësimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA

Hasan Kadriu – Presheva ngado që shkoi e nderoi Preshevën: “Bashkimi kombëtar është domosdoshmëri e kohës, s’ka ideal më të madh se liria dhe pavarësia kombëtare. Ç’kuptim ka jeta njerëzore kur s’i përket atdheut dhe lirisë.”, thuhet në fillim të librit ” Një zemër që rrahu për Shqipërinë” dedikuar jetës dhe veprës së patriotit dhe veprimtarit tonë të shquar Hasan Kadriu nga Presheva i cili njëherit ishte menaxher i parë shqiptarë i FIFA-s

« Ne takimin e fundit qe kisha me Presidenti e FIFA-s, Seep Blatter, kur u përmend emri i Hasan Kadriut, ai tha “Lum Kosova çfarë burra shqiptarë ka pasur. Hasani kur fliste me mua, kishet shumë dëshirë që Kosova të anëtarësohej në FIFA..dhe ja dëshira e tij gradulaisht po realizohet. Sa herë të shkon mendja për futbollin shqiptar, s’do mend se aty përmendet edhe emri i të madhit Hasan Kadriu, menaxherit të parë shqiptar të FIFA-s. E themi kete sepse ne bisede e sipër me kreun e UEFA-s, FIFA-s perfshire ketu edhe Gianni Infantino presidentin e FIFA-s. Sa here flasim për sportin, futbollin shqiptar eshte e pamndur qe t’mos permendet emri i Hasan Kadriut, menaxherit te pare zyrtare shqiptare te ketyre organizave boterore te futbollit.. » ka thëne për gazetën zvicerane në gjuhën shqipe « Le Canton27.ch » Nefail Maliqi gazetari i vetem shiptar ne seline e FIFA-as dhe UEFA-s ne Gjenevë.

Hasan Kadriun-Presheva, ishte shqiptari i pare që lidhi Kosovën me FIFA-n dhe UEFA-n. E themi kete sepse ne bisede e sipër me kreun e UEFA-s, FIFA-s përfshirë këtu edhe Gianni Infantino presidentin e FIFA-s sa here flasim për sportin, futbollin shqiptar është e pamundur qe t’mos përmendet emri i Hasan Kadriut, menaxherit te pare zyrtare shqiptare te ketyre organizave boterore te futbollit..

Presheva lind vetëm yje !.. 22 vjet pa Hasan Kadriun, me dokument ihste manaxher i FIFA-s dhe UEFA, qe hapi dyer anetaresimin e Kosoves ne keto dy organizata boterore te futbollit dhe sportit

Ai ishte një personaliet që sot i mungon jo vetëm Preshevës, Kosovës Lindore, por sidomos futbollit shqiptar. Kadriu humbi jetën në rrethana tragjike në moshën 39 vjeçare në një atentat të përgatitur në Bullgari, në një udhëtim të tij zyrtar para 18 vitesh, më 18 shkurt 1998.. Hasan Kadriu ngado që shkoi e nderoi Preshevën, Kosovën, Shqipërinë dhe mbarë shqiptarët.

Këtë e kishte trashëguar nga Presheva heroike, familja e tij, stërgjyshi i tij Kadri Kadriu bashkëluftar i Hasan Prishtinës dhe Idriz Seferit , gjyshi i tij Hasan Kadriu (Lleshi) bashkëluftetar i Çerçiz Topullit dhe Hito Labit, babai i tij mësuesi dhe komandanti Skender Kadriu Presheva, daja i tij Ali Aliu Presheva dhe Ibrahim Kelmendi Presheva .

Eusebio ishte mik i ish-menaxheritshqiptar të FIFA-s e UEFA-s - Shqiptarja.comNjë prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Eusebio, që ndërroi jetë mëngjesin e së dielës, ishte një mik i madh i Hasan Kadriut nga Presheva.

Legjenda e futbollit nga Portugalia, Eusebio u pengua nga regjimi autoritar i Antonio Salazar për t’u angazhuar me një klub të huaj. Si një ish-i kolonizuar dhe i diskriminuar, ai i kishte dobësi shqiptarët. Këtë e kishte shprehur gjithmonë në takimet me mikun dhe bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë, Hasan Kadriun nga Presheva.

Njeriu që e bëri Igli Taren të madh, por edhe shumë “Tare” të tjerë. Ishte ky Hasan Kadriu, nga Presheva, i cili, si shumë të tjerë, u dëbua nga pushteti serb, për të marrë rrugën drejt Shqipërisë, që aq shumë e deshi.

Hasani ishte djalë i një familje të njohur patriotësh nga babai dhe nga nëna, familje të cilat në pikën me verilindore të Shqipërisë mbrojtën dhe vazhdojnë të mbrojnë me vendosmëri dhe shumë flijime dheun e shqiptarëve, të drejtat dhe krenarinë e tyre.

Iliri, djali i Hasan Kadriut-Presheva,  boksier (taekwondo) i njohur ne Zvicër


Ky është shqiptari nga Presheva që lidhi për hërë të parë Kosovën me FIFA-n dhe UEFA-n | Presheva JonëHasani, kudo që shkoi, ne takime sportive apo samite e konferenca ne Zvicer apo ato nderkombëtare ne mbare boten, ai me krenari u prezentua shqiptar nga Presheva e Kosovës me origjini Ilire..i cili pasardhesi i tij, djali i tij sot mban po at emër Ilir.

Pra Iliri i bir i Hasan Kardiut – Presheva ne foto aktualisht eshte student dhe boksier (taekwondo) i njohur ne Zvicër i cili padyshim si ne pamje, ashtu edhe pune, vepra e patriotizen eshte ne rrugen e babait të tij, ka shkruar sot gazeta zvicerane ne gjuhen shqipe « Le Canton27.ch » duke perkujtuar me rastin e 22-vjetorit te vdekjes, mungesen e patriotit nga Presheva Hasan Kadriu-Presheva.

Preshevën e shikojnë dhe e trajtojnë si një mall për shitje për interesat e tyre të mjera. Këta tradhëtar primitiv e injorant, hajdut shpirterash e xhepash, Preshevarët dhe e gjithë Anamorava i njeh shumë mirë. Të ofendosh, të urrejsh, të tradhëtosh edhe vetëm një shqiptar e ke tradhëtuar gjithë Shqipërinë, se edhe ai është pjese e atdheut. Këtë e bëjnë vetëm këto këpurdha helmuese të dala pas shiut , fukarenjtë e
dikurshëm të pangopur shpirtërisht dhe materialisht, me komplekse të skllavit . Për t’i ikur ndëshkimit për krimet , hajnitë, dhe mëkatet e tyre ata vazhdojnë që të jenë në shërbim të djajve me veprimet, deklaratat dhe nënshkrimet e tyre në dëm të trupit dhe shpirtit Ilir .

Është bir i një patrioti i cili punoi për Shipni Entike dhe deri në vdekje e ndoqi UDB-a. Djaloshi ne foto aktualisht eshte student dhe boksier (taekwondo) i njohur ne Zvicër. 

Hasan Kadriu nga Presheva ka qenë menaxheri i parë shqiptar pranë FIFA-s, që ka lobuar për anëtarësimin e Kosovës në FIFA, njofton gazeta zvicerane ne gjuhen shqipe « Le Canton27.ch ».

“Bashkimi kombëtar është domosdoshmëri e kohës, s’ka ideal më të madh se liria dhe pavarësia kombëtare. Ç’kuptim ka jeta njerëzore kur s’i përket atdheut dhe lirisë, thoshte i ndjeri Hasan Kadriu, njëherësh menxher i parë shqiptar i FIFA-s.

SHËRBESTAR I SHQIPTARISË SKENDER KADRI – PRESHEVA” – PRESHEVA.ALI ati i Hasanit, Skender Kadriu, i njohur si Skender Presheva, komandant i Brigadës së Parë Vullnetare Shqiptare, u dënua nga sllavo komunistat. U vetësakrifikua për të shpëtuar, vëllezërit, ushtarët e vet. Ai ishte një intelektual i kompletuar. Pas daljes nga burgu, e kishte shumëfishuar bibliotekën e shtëpisë. Kush fut dituri e libra në familje e ka zmadhuar edhe lirinë, edhe kuptimin për të. I ati zotëronte shumë gjuhë të huaja. Me diksionin aq melodioz të frëngjishtes, ai ua bëri të lehtë këtë gjuhë edhe bijve të vet Hasanit dhe Skyfterit, qysh në fëmijëri. Por ata s’mund ta harronin këshillën e tij të përhershme:”Gjuhën e nënës, atë mësojeni dhe ruajeni sa të jeni gjallë!”.

Me këto mendime të qarta, një djalë njëzet vjeçar, ndahet nga gjiri i familjes dhe emigron në Zvicër. Rropatet nëpër punë të ndryshme e të rënda,por nuk i ndahet diellit të diturisë. Regjistrohet në Universitetin e Friburgut,në degën e së drejtës ndërkombëtare publike. Atdheu çlirohet me armë dhe me dije. E kryen fakultetin me rezultate shumë të mira, por ndërkohë bëhet një nga epiqendrat e lëvizjes patriotike në emigracion.

Vihet në lidhje me vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën dhe më 1981 themelon në Byl te Friburgut klubin “Shote Galica”, që ishte një vatër e ndezur përpjekjesh për liri. Energjik dhe vital, me vullnet titanik dhe pasione intelektuale e sportive,që ia mbajnë edhe mendjen edhe trupin të zhdërvjelltë, ai është në krye të të gjitha veprimtarive , tubimeve e demonstratave në metropolet e Evropës. E ka të pamundur të kthehet në vendlindje dhe ashtu në rrethanat e mërgimit bën të gjitha përpjekjet që t’i ndodhet çështjes kombëtare në ballë.

Ja ku e keni njeriun intim dhe shoqëror, kombëtar dhe universal, Hasan Kadriun nga Presheva, burrin qe do të mbetet përherë i ri dhe burrëror, atdhetarin që deri në çastin e fundit mendoi dhe luftoi për Shqipërinë!

Flamuri i Hasan Kadriut-Presheva edhe pas 18 vitesh ende valon në alpet e zivicres

Kalojme rastesisht ne Valais te Zvicres, drejt Sierrit ne Crans Montana ata pare kalimthi nga alrg ne ra ne  sy nga nje flamur kuqezi i cili valonte, i bente balle stuhive te Alpeve te Zvicres. Mesuam se ai ishte flamuri i Hasan Kadriut-Presheva i cili valon sot e kasaj dite edhe pas 18 vitesh ne rezindencen e tij, restaurantin e quajtur  L’Ermitage, ne lokalet e te cilit ishim mbajtur qindra tubime te veprimtareve dhe nacionalisteve shqiptare. Ne këte vendtakim “konak nacionalist” kishin lakuar per kafe dhe bisedime sekrete Rugova, Berisha e shume diplomate e miqe tjere shqiptare e zvicerane duke bere plane se si ta shkëpusnin Kosoven 2 milioneshe nga Jugosllavia 21 milionëshe qe e mbante nen okupim…
Të shkruash për një njeri që s’është më midis nesh, por që duhet të ishte, qenka tepër e vështirë. Një mpirje e përgjithshme ta ndal edhe dorën edhe mendjen.
Presheva « mollë e ndaluar » për familjen e Skender Plakut te cilet Serbia i kerkonte nën tokë e mbi tokë! “Qe plotë 22 vjet nuk kam qenë në Preshevë, më ka marrë malli që nuk ta merr mendja, më ka marrë malli, mall që nuk do të mund ta përshkruante asnjë poet..”, thoshte profesori Skyfter Kadriu Presheva, tashme i ndjere, poet dhe veprimtar i shquar nga Kosova Lindore i cili nderroi jete para tri vitesh, dy dite pasi kishte festuar Ditën e Flamurit, me 30 netor 2017 ne France aty ku kaloi vitet e fundit te jetes se tij, aty edhe u varros.
« Takimi i fundit me Hasanin më kujtohet si sot ne samitin boteror ne Cans Montana, kur e mori pjese edhe ai. Hasan Kadriu aty mori fjalën, te gjithe syte i mbain kah, prezent aty ishte edhe  Ibrahim Rugova, Sali Berisha, fondatori i Forumit nderkombëtar zvicerni dhe miku i shqiptareve Jean-Paul Carteron, minsitar e mabasador nga mbare bota. Aty bëhej fjalë per pyetjet dhe diksutimin e Hasan Kadirut-Presheva kunder ambsadorit serbe dhe minisitrit te atëhreshme te Miloshevicit te Jugosllavise te cileve ju tha ne kater sy: Pse i mbanin te okupuar popullin tim te Kasoves dhe Presheves, kur ata nuk duan te jetojne nen regjimin e juaj diskrimunues, kur ata duan te jetojne ne trojet e tyre entike bashkarisht me vellezërit e tyre shqiptar, ne shtetin ame te Kosovës, me Shqiperinë… Hasani, jo pse ishte nga Presheva, por vertete ishte nje djal zotni dhe patriot i pashoq, qe rralle e bën nana ne tokat shqiptare! As pas 22 vjeteve e as pas 220 vjeteve nuk do te harrohen bijte e shqipes qe sakrifikuan per atdheun, qe vetem Presheva mund ta lind.. » ka thene ne fund për gazeten zvicerane, gazetari nderkombetar ne Gjenevë Nefail Maliqi, duke perkujtuar miku dhe bashkendasin e tij.

Derniers articles