-0.2 C
Berne
jeudi 21/11/2024

Terrorizmi  / Thika nuk ka faj në Zvicër, as në Gjermani e as në Evropë,  por edukimi i fëmijëve, nuk thuhet rastësisht « mal éduqué »

Shkruan: Nefail MALIQI*

Në Zvicer dhe disa vende te BE-së kohëve të fundit eshte shtuar dhuna fizike, kriminaliteti qe shpeshe meritojme edhe terroizem qe vjen nga banda te ndyshme, perfshire ketu edhe islamistet. Për kete deshmojne dhe titujt e mediave sikur:

« I riu u godit me thikë për vdekje » (Un jeune homme tué à coups de couteau);  » (Gjermani: tre të vdekur dhe të tjerë të plagosur nga sulmi me thikë)  » (Allemagne: trois morts et des blessés dans une attaque au couteau); « Burri u vra nga plagë të shumta me thikë » (Un homme tué par de nombreux coups de couteau); « Paris: një oficer policie sulmohet me thikë » (Paris: un policier attaqué au couteau); « I riu u godit me thikë për vdekje » (Jeune homme tué à coups de coutea); « Thika, arma numër një në vrasjet.. » (Le couteau, arme numéro un dans les homicides..) etj…pra jane këto disa tituj te gazetave veropiane  ka shkeputur gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Nga te gjëtha keto sulme me thika , pjesa dermues jane te mitur, fëmijet e moshes 15-18 apo 20 vjecare. Për keto sulme dikush i len fjalin thikave?! Ne disa media evropiane lexojme se se «thika, arma numër një në vrasjet. Rritja e përdorimit të thikave në sulme nuk e ka kursyer as Zvicrën. Një lloj arme që është e vështirë të kontrollohet ligjërisht.»

Dikur, nuk kemi pasur keso sulmesh sikur sot dhe t’mos harrojme se edhe edukimi i fëmijeve ka qenë më në nivel shumë më të mirë.  Pra, thika nuk ka faj në Zvicër, as Gjermani e as në Evropë,  por edukimi i fëmijëve që një përgjegjësi e madhe ju bie  prindërve, por edhe shkollave. Ndokush i len fajin edhe internetit (shperlarje të trurit) po dakord, por edhe interneti mund te kontrollohet me mire se thikat dhe femijët !..

Tash shtrohet pyetja me mire te kontrollohen (edukohen) fëmijet apo te kontrollohen thikat, ato që po i „akuzojme“ për sulme, vrasje.  Po ato thika ku po i gjejne fëmijet, të miturit? Sigurisht ne shitore, apo? Po ne shitore kush po i sjellë, kush po i prodhon etj…Dmth faji nuk eshte aq as tek fëmijet e as tek thikat. Ketu dicka nuk ehste ne rregujll, dcika nuk po funksionon.

Për te ardhur, apo per te justifikuar titullin e ketij shkrimi do t ju perkujtoj se thikat kane ekzistuar gjithmone, madje edhe ne kohërat e hershme të njerëzmit kur nuk ka anlafebetizmi kane qene shume i lartë, madje edhe kurr nuk ka pasur as shkolla e as insitucione, kur prinderit tane nuk kane qenë të arsimuar, kur shoqeria jonë ka qenë më e „eger“…Përgjegjesi per keto sulme dhe vrasje me thika nuk kane vetem prinderit dhe shkollat, por edhe insitucionet fetare deri ne një masë…Po keta fëmije a shkojne ndonjëherë ne kisha apo xhamia, cfare mesojne aty?, sigurisht nuk i mesojne me vra njerëz, përkundrazi jepen mesazhe per paqe dhe bashkëjetesë.

Ëshë paradoksale madje per t’u habitur, ne kete shoqeri te cilizuar, me nje informatikë te avncuar, kibenetike te zhvilluar që njihet si shekulli i informatikës, cka po deshmon edhe AI, madje me shkolla e institucione, me prinder te shkolluar po hasim ne nje shoqëri te pacivilizuar, ne fëmije te pa edukuar, huligane qe po shkatertojne apo thejne gjithecka cfare po gjejnë përpara. Atehëre kush paska fajet, nese thikat jo, sigurisht droga, alkooholi, interneti apo mos edukimi? Për të gjitha keto ka një përgjigjie, përmes nje fjalie, që shpesh e dëgjojmë: „mal éduqué“!

  • Autori eshte publicist i njohur ne ballkan qe jetonb dhe vepron ne Zvicer. Eshte redaktor dhe gazetar investigativ ne gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch 

Derniers articles