-0.4 C
Berne
jeudi 26/12/2024

Rama te ndal urgjent dhunen politike dhe fizike mbi lideret shqiptar?!

Shkruan: Jola HYSAJ

Deklarimet në media të një sërë aktorësh kryesorë politikë që shprehen në një farë mënyre kundër aktit te dhunes ndaj kreut te opozitës dhe njëherazi kryetarin e Partisë demokratike z. Sali Berisha, a thua se brenda tyre u vlon një ndjenjë vetëfajësie e kotë.

Dikush thotë se dënoj dhunën, sepse dhuna nuk ka të bëjë me politikën!

Dikush tjetër me goxha nën-pozitë thotë se nuk e dinte çfarë kishte ndodhur, dhe se i uronte shëndet z. Berisha, por e censuron me kujdes veten për të mos e cilësuar si kryetar i opozitës.

Dikush tjetër tjetër dënon dhunën, por as e përmend se ky njeriu që u dhunua ishte në krye të një proteste a mitingu mirëseardhjeje për krerët e BE dhe denoncimi të kryeministrit Rama para tyre!

Dënon dhunën dhe kërkon ndëshkimin e fajtorit! Pse ka shanse që të mos dënohet?

Dikush thotë se dhuna është e paparanueshme, por nuk përmend se kush dhunoi kë, Z. Berisha dhunoi atë njeriun apo ai njeriu dhunoi z. Berisha!

Në të gjitha këto deklarime një gjë bie në sy! Aktorët politikë nxitojnë të shprehen për të larë veten e tyre. Dhe mirë bëjnë! Por duke e larë veten nga një vetëfajësim nënpsiqik i natyrshëm, por i kotë, pohojnë një gjë : Mospranimin e z. Berisha si kryetar i opozitës që u dhunua duke kryesuar një miting proteste ndaj qeverisë!

Kjo quhet dhunë psiqike. E do apo nuk e do kryetarin e opozitës Sali Berisha, çdo njeri është i lirë, ta besojë, mos e besojë, ta besojë a mosbesojë përgjysmë, herë ta besojë, herë të mos ta besojë. Por realiteti është që ai është, dhe është ai që është, s’ke ç’i bën, kryetar i PD dhe i opozitës.

Dhe është pikërisht kjo dhunë politike që karakterizon jetën sociale te ne që prodhon dhunëra fizike, jo vetëm, por rrënimin e vendit!

Derniers articles