-0.5 C
Berne
jeudi 21/11/2024

O do na qeverisin (sundojnë), o do qeverisim (menaxhojmë) vetën tonë

Shkruan: Sociologu: Fadil Maloku

Për mendimin tim sociologjik (jo politik!) në gjithë këtë « kaos » (të kontrolluar, padyshim!) nëpër të cikin po kalojnë shoqëritë shqiptare, ka dy skenarë dhe një përgjigje:

1. Njëri, i cili dosido është i motivuar nga djallëzitë e interesave të jashtme (nuk është këtu aludimi tek qeveria zyrtare amerikane, të jemi të qartë!) apo, thënë më saktësisht; të ca segmenteve (që natyrisht, mund të jenë edhe amerikane, si p.sh. interesat « perandorake sorosiane!) globale, të cilat duke qenë të kyçura përmes « sekserëve » mediatik, atyre diplomatik dhe gjithsesi atyre politik, janë shumë të interesuara të përfitojnë nga kriza aktuale e « teatrit » të Kosovës!

2. Tjetri skenar, për perceptimin tim po ashtu sociologjik është i motivuar kryesisht nga naiviteti dhe madhështia e « nacionalizmit » tonë socio politik, cili mund të adresohet ekskluzivisht përmes « argumenteve » dhe thirrjeve pompoze e folklorike mbi turmën e elektrizuar nga deliriumi i sovraniteti, ligjshmërisë, sundimit të ligjit, demokracisë, lirisë, barazisë, e blla, blla, që në shekullin e globalizimit pak, apo aspak nuk qojnë peshë në « kandarin » e gjeopolitikës, e në veçanti të gjeostrategjikes globale (duhet me e cekë; amerikane)!

3. Tani, cila duhet të jetë zgjidhja dhe rekomandimi publik për qeverinë dhe institucionet tona kombëtare (nuk e kam fjalën këtu për ato kosovare apo shqiptare) në rajon; Mendoj që në gjithë këtë « kaos » jo vetëm global (siç potencon edhe Noam Chomsky) por, edhe atë kontinental e sidomos atë rajonal, pra në këtë kërcënim kancoregjen që po i rrezikon tashmë edhe interesat tona vitale rajonale gjeostrategjike (lufta në Ukrainë, është dëshmia më e mirë për shprishjen e ekuilibrave globale), duhet të kuptojmë; « peshën » tonë specifike; pra, ta kemi mendjen dhe veprimin kthjellur dhe të duhur diplomatik (që mjerisht nuk e kemi!) e sidomos sensin socio politik; pastaj, strategjinë e përputhjes së interesave tona me interesat zyrtare (jo të segmenteve sorosiane, ashtu siç është tani) amerikane; të konsolidojmë dhe ta rrisim fuqinë tonë ende minore ushtarake; etj. Gjithë këto projeksione, ide dhe rekomandime e sugjerime, natyrisht nuk mund t’i bëjë; as një KM (sado karizmatik!) as një qeveri (sado e fuqishme në numër!), as një opozitë e komprometuar (e me përplot hipoteka e skandale nga e kaluara qeverisëse!), as « perandoria » infantile mediatike! Por, të gjithë s’bashku!

(P.S. Unë po flas për një Projekt (të munguar!) kombëtar e shtetëror për gjithë shqiptarët në rajonin e Ballkanit Perëndimor. I cili, po nuk u bë shpejt dhe në përputhje me trendët e « kaosit » në horizont, gjasat janë që të na përsëritet historia e freskët (ende në mbamëndjen tonë kolektive) e viteve pas shpalljes së Pavarësisë së vitit 1912, 1914… kur Perandoria otomane, u tërhoq nga Ballkani për tu shndërruar jo në një agjens socializues për rajonin, por, në pengesë serioze! S’këndejmi, nuk mendoj se e kemi luksin që sot të merremi, me temat periferike, si ajo; e targave, zgjedhjeve, krimit sovranitetit (të paqenë dhe të pa ushtruar asnjëherë!), demokracinë, lirinë, etj. Qytetarët, duhet të kuptojnë se; Ne sot po kërcënohemi; o për tu « qeverisur »(lexo; sunduar!) nga Serbia dhe aleatët e saj; o për ta qeverisur (jo sunduar) vetën tonë…)

Derniers articles