Prishtinë, 1 prill -Pas shpalljes se rezultateve te zgjedhjeve te 9 shkurtit, ne Kosovë ka nisur lufta për Qeverine e re , dikush per pushtet e dikush per shtet. Deri më tash, në deklarime publike, parti me e madhe njeherit fituese e zgjedhjeve VV-ja ka thënë se do të udhëheqë me qeverinë e re me partitë pakicë jo serbe.
Pra, lideri Kurti do ta themeloj qeverine Kurti-3 gjate javes se ardhshme, por pa listen serbe, nje parti qe vepron nën hijen e Vucicit qe per mision ka destabilizimin e Kosovës.
LVV-ja ka fituar 48 ulëse, PDK-ja e dyta me 24 ulëse, LDK-ja 20 dhe koalicioni AAK-Nisma 8 ulëse
Ne Kosove diteve te fundit mediat dhe analistet po flasin për pazare apo « peshkim » te deputeteve, por kjo nuk do te ndodhe me Kurtin, sepse ne vitin 2019 ka perfunduar blerja votave, apo biznesi me shtetin dhe pazaret për Qeveri te re. Edhe Qeveria e ardhshme e Kosoves do jete sikur keto kater vitete fundit, me duart te pastra.
Une, nuk do t’i quaj « peshkim » te deputeteve, por dezertor politik, te cilet do kerkojne azil ne Qeverine Kurti-3
Jemi deshmitare se Vjosa Osmani apo Donika Gervalla ishin dezertor politik, te cilat iken demonstrativisht nga ish-LDK-ja e Isa Mustafes duke ezgjdhur Qeverine Kurti. E thash nga LDK e Isa Mustafes, seps epa Rugvën ska LDK, sikur qe nuk ka PDK pa Hashim Thacin!
Siq e thash me lartë, Kurti i ka votat per themelimin e Qeversie me partite e minortiteteve kuptohet pa listen serbe. Nuk besoj se Albin Kurti do t’i bleje deputetet e partive tjera. Ata nëse vijne ne Qeverine Kurti-3, do vijne ne baza vullnetare.
Kurti nuk do i blej, por mund t’i shperbleje me funksione keta myafire benevol qe ia duan te miren Kosoves, shtetit te tyre. Pra, ma mire minister apo zv.minister ne qeverine Kurti-3, se sa me qa drrasa atje ne parlament, me u përla si deputetet partie te LDK-së apo PDK-së !
Rikthimi i opozitës ne Qeveri si një « Qeveri e harrnume », do te ishte katastrofale, sepse do te kemi rikthimi te okupimit te Veriut te Kosoves ashtu siq ishte per 20 vite me radhë, siq thone kthehemi aty ku e lam, dmth aty kur Hoti dhe Vucic bashke me Grenell i dolen perpara Trumpit para 4 vitesh me iden e ndarjes së Kosoves, pas te cilit projekt qendron edhe Edi Rama me mafian serbe ne krye me Radocicin dhe Vucicin. Pra, ardhja e opozites te pushtet eshte nje rikthim i thikave mbi hartën e Kosovës.
Dallimi mes qeverise Kurti dhe ish-Qeverive eshte aty se ish qeverite ja lan kamt e arushës ose kupilin te dera Albin Kurti me nenshkrimin e marreveshjes per associonin e komunave serbe dhe votimin e gjykates speciale ne Hage kunder kreve te UCK-se.
Ndersa, sikur opozita kosovare do e bente qeverine pa VV, ata duhet falenderuar Albin Kurtin se ju la jo kamt e arushes, por sovranitetin e plote te Kosovës, dhe ju pastroi Kosoven nga dinari dhe protestuesit serbe si dhe bandat kriminale serbo-shqiptare, alias mafias multietnike ne veri te Kosoves.
Prandaj, nuk mendoj se Qeveria e re do kete Listen Serbe, ndryshe do te legjitmojne terrorizmin serb ne Kosovë, kur dihen aktoret e destabilitetit dhe aksioneve kunder Kosoves.
Pamvaresisht nga inateve apo deklaratave te nxitura të lidereve te partive kosovare, une mendoj se duhet gjendet nje gjuhe e perbashket, formule qe Kosova te kete qeverinë e vetë, sepse cdo zhagitje deri tek deshtimi i themelimit të Qeverise se Kosovës do t’i kushtoje Kosovës, jo vetem ne perpsktiven dhe stagnimin e procesve në vend, por edhe ne imazhin e keq, ne arenen nderkombëtare.
Thenë shkurt, paralizimi i insitucioneve te Kosovës do te ishte ne favor te Sebisë, per cka justifkon propaganden e Beogadit, ja shqiptaret nuk jane të afte te mbjane shtet!