4 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Liri Loshi: E gjeta njeriun e duhur për president të Kosovës..

« Adnan Merovci. Ky njeri i ka sherbyer shumë presidentit Rugova. Dru me qenë, kish marrë diçka prej tij e lere më që është njeri! Pastaj ka kaluar në anën e Hashim Thaçit dhe s’ka lënë gjë të keqe pa folur për Rugovën… » ka shkruar publicisit dhe gazetari ynë i njohur Liri Loshi në një shkrim postuar ne fb me titull: E gjeta njeriun e duhur për president të Kosovës, përcjell gazeta zvicerane në gjuhën shqipe « Le Canton27.ch » 

Aucune description disponible.Në vazhdim kolegu Loshi ka shkruar se « Dhe, kur ka përfituar çdo gjë prej Hashim Thaçit, përseri i është kthyer Ibrahim Rugovës bash si nekrofil, për të përfituar krejt çfarë mund të përfitohet prej një të vdekuri! Adnan Merovci është shumë intelegjent. Në një aspekt, ai tejkalon të dy shefat e tij, edhe Rugovën, edhe Thaçin. Nëse Rugova e kishte një fytyrë, Thaçi po ashtu kishte vetëm një. Po hajde, shumë shumë Thaçi kishte dy fytyra, jo më shumë. Adnani i ka tri fytyra. Kosovës i duhet një president me shumë fytyra për t’ua hequr qytetarëve monotoninë çdo ditë. Votoni për Adnan Merovcin president, ju lutem… », ka shkruar ne fund kolegu i luftes qe sherbeu ardheut si gazetare me uniforme te UCK-së.

Kolegu Liri Loshi a kishte harruar apo e ka lënë per me vonë të shkruar rreth « dy bombave » të « Avni Rrustenit » të Brojës n’midis Parisit, që sipas Merovcit « Thaçi m’i lëshoi dy granata dore gjatë rrugës për në Paris »

Meselja e Mervocit: Kur u takuam në aeroportin e Klagenfurtit me Thaçin, i thashë shumë je bërë paqësor, e le luftën dhe tani po vjen po nënshkruan një marrëveshje paqësore…Hashim Thaçi i nxori nga gjepi dy granata dore dhe m’i lëshojë në duar, ndërsa unë u ktheva nga profesori Fehmi Agani dhe presidenti Rugova dhe i pyeta se çka me bë me to. Ata veç ma kanë bërë me dorë ik ik prej neve

Derniers articles