4 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Zhvillimet e fundit në SHBA: Joe Biden prinë dukshëm përball republikanëve. Trump pak nervoz

 

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka dalë në epërsi me vota kundrejt presidentit, Donald Trump në shtetin kyç të Xhorxhias, një gjë që mund të ndryshojë garën për Shtëpinë e Bardhë. Ky lajm vjen vetëm pak orë pasi presidenti Trump bëri akuza, për të cilat nuk dha dëshmi, ndaj procesit zgjedhor në SHBA, shkruan gazeta zvicereane ne gjuhen shqipe « Le Canton27.ch » 

Me rezultatet e fundit, Biden është 917 vota para Trumpit në Xhorxhia, kanë raportuar disa media. Pa 16 votat elektorale të Xhorxhias, Trump nuk mund të arrijë shifrën prej 270 votash, që duhen që të shpallet fituesi i zgjedhjeve presidenciale.

Nëse Biden fiton në Xhorxhia, atëherë ai do të bëhej kandidati i parë demokrat, që prej se Bill Clinton fitoi në këtë shtet dhe u zgjodh president i SHBA-së më 1992.

Xhorxhia është në mesin e katër shteteve kyçe ku nuk janë parashikuar fituesit.

Biden po ashtu ka një epërsi të ngushtë në Nevada dhe Arizona, ndërkaq Trump vazhdon të jetë në epërsi në Pensilvani.

Diferenca e ngushtë në vota shpërfaq edhe ndarjen e thellë politike në SHBA.

Në SHBA po vazhdon numërimi i më shumë se 100 milionë votave të dërguara me postë.

Fushata e Trumpit ka nisur një stuhi të veprimtarisë ligjore duke sfiduar procesin e numërimit, ndërsa hedh dyshime mbi rezultatet e zgjedhjeve.

Presidenti Trump gjatë fushatës së gjatë dhe të egër sulmoi vazhdimisht integritetin e sistemit të votimit të vendit.

Trump dëshiron që asnjë fletëvotim i pranuar pas ditës së zgjedhjeve më 3 nëntor të mos numërohet. Ekzistojnë vendime gjyqësore që lejojnë numërimin e atyre votave në shtetet ku lejon legjislacioni vendor.

Sipas rezultateve të fundit për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, Biden ka 253 të votave të Kolegjit Elektoral, ndërkaq Trump ka 214. Për t’u zgjedhur president, një kandidati i duhen së paku 270 vota elektorale.

Pse është kaq e rëndësishme fitorja e Xhorxhisë nga Joe Biden?

Joe Biden ka dalë përpara Donald Trump në Xhorxhia me rreth 900 vota, me vetëm disa mijëra vota të mbetura për të numëruar, shkruan BBC, përcjell.

Me 16 votat e tij elektorale, Biden i afrohet edhe më shumë pragut 270 për të fituar presidencën.

Kjo po ashtu do t’ia mohonte Donald Trump-it fitore. Edhe nëse ai fiton të gjitha shtetet e mbetura – të cilat siç duket nuk ka gjasa – ai do të ishte në gjendje të merrte vetëm 269 vota të kolegjit elektoral, duke i lënë kandidatët në një barazim të paparë.

Image

Marrja e Xhorxhisë do të ishte një ndryshim i rëndësishëm. Që nga 1964, ky shteti ka votuar vetëm për një kandidat Demokrat për President katër herë, hera e fundit për Bill Clinton në 1992.

Nëse zgjedh Biden këtë vit, Georgia do të ishte një ishull blu në një det të kuq në hartën elektorale, i rrethuar nga shtetet republikane.

10:51  Joe Biden ka arritur ta përmbysë rezultatin në Xhorxhia, duke dal në epërsi me një rezultat shumë të ngushtë.

Sipas Fox News, Biden prin tash me 1000 vota më shumë sesa Trump në Georgia, ku janë numëruar 99% të votave në atë shtet. 

10:38 Ja si qëndron numërimi i votave në Pensilvani, prin Biden

Me asnjë numër të ri të votave për orë të tëra, mbeten 163,501 fletë votimi të pa numëruara në shtetin e Pensilvanisë, njoftoi herët këtë mëngjes Kristen Holmes i CNN

Deri më tani, fletëvotimet me postë në Pensilvani e kanë favorizuar shumë Joe Biden mbi Presidentin Trump edhe në zonat republikane, që do të thotë se ka më shumë vota të mjaftueshme që ish-nënpresidenti të kapërcejë diferencën e ngushtë të Presidentit me 18,000 vota.

« Çdo demokrat që e shikon këtë … ata po ndihen shumë mirë se ku qëndrojnë tani, » tha Holmes.

Në Vendin e Filadelfias tashmë janë numëruar 305,000 fletëvotime me postë dhe kanë mbetur 60,000 për të numëruar. Në Qarkun Allegheny, i cili përfshin Pittsburgh, mbeten 36,000 fletëvotime me postë për t’u numëruar.

Ja kush po udhëheq në 5 shtetet kryesore

Ne po ndjekim diferencën e ngushtë të votave në shtetet kryesore. Këtu janë shifrat më të fundit:

Totali i fundit i votave tregon ngushtimin e epërsisë së Presidentit Trump në Xhorxhi. Ai po kryeson ndaj Joe Biden me 463 vota atje, shkruan CNN

Derniers articles