4 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Sipas guvernatorit italian Vincenzo De Luca: Halloween është idiotizem dhe kjo feste eshte budallakia amerikane! (Huge stupid Americanism!)

Halloweeni, nje kuluture e poshter, degjeneruese ne Kosove dhe Shqiperi shqiptarët nuk e duan!
Huge stupid Americanism!
Sipas guvernatorit italian Vincenzo De Luca « më 31 tetor do te mbyllet gjithecka dhe do te mdolohen levizjet. Nata e shtrigave (halloween) eshte idiotizem dhe kjo feste eshte budallakia amerikane!.. », transmeton gazeta zvicerane ne gjuhen shqipe « Le Canton27.ch »
‘Huge stupid Americanism’: Italian governor rails against Halloween as he imposes 31 October curfew
Vincenzo De Luca, chi è il governatore: Dal Partito democratico ai video sui social.. »
Shenja dalluese e Halloween-ve është kungulli, e cila e ka prejardhjen në ShBA. Kisha katolike e kishte huazuar nga keltët këtë zakon gjatë përhapjes së krishterimit. Në shekullin e tetë, Papa Gregori III kishte caktuar një nëntorin si një kohë për të nderuar të gjithë shenjtorët dhe martirët, një festë e quajtur edhe si Dita e të Gjithë Shenjtorëve.
Por ama arsyeja e përdorimit të kungullit me vrima me pamje të jashtme të frikshme dhe njëkohësisht të bukur rrjedh gjithashtu nga koha e Keltëve. Një zuzar me emrin Jack O’Lanten duhej të shkonte në ferr pas vdekjes së tij. Por Djalli e ktheu mbrapsht duke i dhëne një copë qymyri (thëngjill) që digjej që ta kishte gjatë gjithë rrugës. Jack-u e vendosi qymyrin në një rrepë të madhe dhe u nis drejt drejt një udhëtimi të pafundte me që nuk e lejuan të futej në asnjë mbretëri të vdekurish. Për njerëzit ishte më se e qartë që rrepa me qymyrin u shtinte tmerrin para së gjithash shpirtrave të këqinj. Meqenëse amerikanët përdoren kungullin në vend të rrepës, ai mbeti shenja dalluese e Halloween-ve.

Më parë “Halloween” kishte emër tjetër duke u quajtur si Dita e të Gjithë Shenjtërimit dhe më vonë u quajt “Halloween”. Me kalimin e kohës, “Halloween” ka evoluar në një ngjarje laike, të bazuar në komunitet dhe karakterizuar nga aktivitetet miqësore për fëmijët.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës festimi i parë i “Halloween” është regjistruar në shtetin verior të Minnesotas në vitin 1921.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, nuk ka hezituar asnjëherë që nëpër media të tregojë bindjet e saj politike.

Së fundmi, ajo ka treguar se është rreshtuar kah kandidati demokrat, Joe Biden, i cili po kandidon për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dua ka ironizuar me presidentin aktual, Donald Trump ku e ka krahasuar me kunguj në prag të zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këtë herë ajo ka publikuar një imazh duke përqeshur presidentin e tanishëm me disa vargje, “Donald Trumpkin. I portokalltë nga jashtë, bosh nga brenda dhe duhet të hidhet që javën e parë të nëntorit.” thotë fotografia e një tabele në formë shakaje të festës së Halloween që mbahet në prag të zgjedhjeve.

Kujtojmë se, vitin e kaluar, Dua Lipa kishte kundërshtuar përmes rrjeteve sociale zgjedhjen kryeministër të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, duke e quajtur një dështim të gjithë këtë.

Derniers articles