-0.8 C
Berne
jeudi 21/11/2024

France, pas karikaturave të profetit Muhammed, tre persona u vranë me thikë në një kishë në Nicë

Tre persona u vranë me thikë në një kishë në Nicë të enjten, duke përfshirë një grua që iu pre koka, tha policia dhe kryetari i bashkisë e quajti aktin terrorist. Sulmi erdhi ndërsa Franca ishte ende duke u rimëkëmbur nga vrasja e tmerrshme e profesorit të shkollës së mesme Samuel Paty, të cilit po ashtu iu pre koka nga një musliman 18-vjeçar me origjinë çeçene, pasi profesori u tregoi studentëve karikaturat e profetit Muhamed.

Një burim në polici tha se gruas iu pre koka, dhe i njëjti informacion u transmetua nga politikanja Marine Le Pen. Policia ka konfirmuar më parë se disa persona u plagosën.

Kryebashkiaku Christian Estrosi njoftoi në Twitter se sulmi ndodhi në ose afër kishës së Notre Dame-it dhe se policia kishte arrestuar sulmuesin.

DIRECT. Attentat à Nice : l'assaillant serait Tunisien, trois morts dont une femme de 70 ans

Kryebashkiaku gjithashtu u tha gazetarëve se i dyshuari bërtitte vazhdimisht ‘Allahu ekber’ (‘Zoti është më i madhi’) ndërsa policia e arrestoi atë. Daily Mail publikoi një video të momentit kur policia ndërhyri në kishë para se të qëllonin dhe arrestonin një sulmues që bërtiste ‘Allahu ekbar’. Ai bërtiste këtë edhe pasi policia e kapi, shkruan Reuters. Sulmuesi është plagosur nga policia, por ai është gjallë dhe u transportua në spital.

Sulmi erdhi ndërsa Franca ishte ende duke u rimëkëmbur nga vrasja e tmerrshme e profesorit të shkollës së mesme Samuel Paty, të cilit po ashtu iu pre koka nga një musliman 18-vjeçar me origjinë çeçene, pasi profesori u tregoi studentëve karikaturat e profetit Muhamed.

Kryebashkiaku Estrosi tha pas sulmit të sotëm se tre njerëz u vranë në një mënyrë të tmerrshme, dhe metodat janë të njëjtat që përdoren në vrasjen e Patyt.

Derniers articles