-0 C
Berne
lundi 23/12/2024

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen: Së shpejti edhe Kosova me vaksina

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se së shpejti do të arrijë vaksinat e financuara nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch 

Gjatë së shtunës, von der Leyen, njoftoi se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe me liderët e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilëve u ka thënë se BE-ja është “pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor”, për ta tejkaluar pandeminë e koronavirusit.

Qëndrojmë pranë partnerëve në Ballkanin Perëndimor. Kam diskutuar me Kryeministrin @albinkurti shpërndarjen në Kosovë🇽🇰të vaksinave të financuara nga@EU_Commission për të vaksinuar shpejt punonjësit shëndetësor dhe njerëzit më në nevojë. Së bashku do ta tejkalojmë pandeminë!

Ursula von der Leyen (@vonderleyen) March 27, 2021

Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se nga Bashkimi Evropian do të vijë 651 mijë vaksina kundër koronavirusit të kompanisë amerikane, Pfizer.

 

Derniers articles