Presidenti amerikan, Donald Trump tha në Forumin Ekonomik të Davosit, se Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur. Trump deklaroi se vetëm SHBA mund të garantojë sigurinë e Groenlandës dhe kërkon negociata për blerjen e ishullit, duke përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes ushtarake.
Trumpo ne Davos: Nuk e marr Groenlandën me forcë, duam negociata për ta blerë ishullin
-Trump: Amerikanët janë shumë të kënaqur me mua
-Trump tallet me presidentin francez: Macron bën të fortin me ato syze dielli
-Trump: I takon Europës ta zgjidhë luftën në Ukrainë
-Trump: SHBA-të janë trajtuar shumë keq nga NATO
-‘Ishte një vend i shkëlqyer, por kishte probleme’, Trump: Morëm 50 milionë fuçi naftë nga Venezuela, do e ndajmë me ta
Presidenti amerikan, Donald Trump mbajti një fjalim në Forumin Ekonomik të Davosit. Fjalimi ishte parashikuar për 45 minuta, por Trump foli për një orë e 12 minuta.
Trump e nisi me kritika për Europën, ku u shpreh kontinenti i vjetër nuk po shkon në drejtimin e duhur.
Presidenti amerikan, Donald Trump mbajti një fjalim në Forumin Ekonomik të Davosit. Fjalimi ishte parashikuar për 45 minuta, por Trump foli për një orë e 12 minuta.
Trump e nisi me kritika për Europën, ku u shpreh kontinenti i vjetër nuk po shkon në drejtimin e duhur.
« Disa vende në Evropë as nuk janë të njohura. Unë e dua Europën dhe dua që ajo të ecë mirë, por nuk po shkon në drejtimin e duhur. Ata po importojnë popullata nga vende të largëta, e njëjta strategji që ndiqte Joe Biden i përgjumur. », tha Trump.
Shkurtimisht, Trump u ndal te Venezuela, ku e cilësoi si një vend të shkëlqyer, por që kishte pasur probleme. Presidenti tha se SHBA ka marrë 50 milionë fuçi naftë nga Venezuela dhe shtoi se udhëhqesit atje, pas arrestimit të Nicolas Maduro, kanë rënë dakord për marrëveshje.
Trump deklaroi se ka respekt për popujt e Groenlandës dhe Danimarkës, por sipas tij, vetëm SHBA-të mund të garantojnë sigurinë e tyre. Ai theksoi se kërkon negociata të menjëhershme për blerjen e ishullit arktik duke përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes ushtarake.
« Sa budallenj ishim që ia dhamë Groenlandën Danimarkës pas luftës. Kam respekt të madh për groenlandezët dhe danezët, por çdo vend i NATO-s ka detyrimin të mbrojë veten. Dhe tani vetëm Shtetet e Bashkuara mund ta mbrojnë atë. Ne ia kthyem Groenlandën Danimarkës pas luftës.
« Ndoshta nuk do të marrim asgjë nëse nuk vendos të përdor forcë dhe forcë të tepërt, ku do të ishim, sinqerisht, të pandalshëm. Por nuk do ta bëj këtë. Në rregull. Tani të gjithë thonë, oh, mirë. », u shpreh presidenti.
Sa i takon luftës në Ukrainë, për presidentin Trump, i takon Europës që ta zgjidhë këtë çështje.
“I takon Europës ta zgjidhë luftën në Ukrainë, jo Shteteve të Bashkuara. Kam një vit që punoj për luftën në Ukrainë, dhe në të njëjtën periudhë kam zgjidhur tetë luftëra. Putini më telefonoi për të më thënë se nuk i besohej që kisha zgjidhur konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit brenda një dite, ndërsa ai po merrej me të prej dhjetë vitesh”, nënvizoi ai.

