0.3 C
Berne
dimanche 22/12/2024

NATO po përgatit qytetarët e Evropës për luftë..Për lufte flet edhe Gjermania, Kosova… Zvicra bën rezerva në rast lufte

Ndërsa konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës hyn në vitin e tretë, lideri rus thuhet se ka ambicie për të rivendosur Perandorinë Ruse, me disa synime shtesë në mendje.

Bernë, 12 nentor – Admirali Rob Bauer, kryetar i komitetit ushtarak të NATO-s, tha se popullatat civile duhet të stërviten për të qenë në gjendje të reagojnë në rast konflikti, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton127,.ch  duke u referujar burimeve diplomatike

NATO dëshiron të trajnojë qytetarët civilë të Evropës për të shkuar në luftë

« Charles Michel: Evropa duhet të përgatitet për luftë »; « Francezët gati për luftë! »; « “Lufta e Tretë Botërore nuk ka qenë kurrë kaq afër”, tha Trump. », « Putin: Jemi gati per Lufte te Trete Boterore », « Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë.. » jane keta vetem diksa tituj ne mediat boterore qe ka shkeputur gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch te cilkatz bejne fjale per nje lufte eventale përballe Rusisë. Se a do ter ndryshoj qnerdrimet evropiane rikthimi i presidenti amerikan Tramp , mbetet qe te shifet.

Përfaqësuesi i NATO-s thotë se duhet të përgatitemi për më shumë trajnime, ai përmend një lloj shërbimi për të trajnuar civilë dhe ushtarë. Duhet të mbështetemi në veprime konkrete.

« Për të forcuar me të vërtetë veten, ne duhet të stërvitemi sipas nenit 5 dhe të trajnojmë civilë dhe personel ushtarak. Ne duhet të ushtrojmë fjalë për fjalë solidaritetin tonë. Nëse stërvitemi, ne jo vetëm që përgatitemi, por gjithashtu i tregojmë popullatës sonë se ‘ajo nuk duhet të ndihet e shkëputur ‘

Pak ditë më parë, Gjermania njoftoi se dëshironte të rivendoste « shërbimin ushtarak » për të përgatitur popullsinë e saj për konflikte të mundshme.

“Lufta e Tretë Botërore nuk ka qenë kurrë kaq afër”, tha Trump. Në kuadër të përvjetorit të luftës Rusi-Ukrainë, Trump publikoi në faqen e tij zyrtare një video me temë “presidenti Trump do të përzë luftënxitësit dhe globalistët që rendin pas luftërave që nuk mbarojnë”.

Por tash,m pa srikthimit te Trumo ne Shtpoine e bardhe ia ka zbutur tonet përballe nje lufe te trete boterore, qe sipas tijLufta në Ukrainë dhe Gaza duhet të ndalen..

Lideret Evropian: Nëse duam paqe, duhet të përgatitemi për luftë

Evropa duhet të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse dhe të kalojë në një ekonomie lufte përballë kërcënimit që paraqet Rusia, deklaron presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. « Nëse duam paqe, duhet të përgatitemi për luftë.. » ka shtuar Presidenti i KEl,, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

“Nëse nuk japim përgjigjen e duhur si Bashkimi Evropian dhe nuk i japim Ukrainës ndihmën e mjaftueshme për të ndalur Rusinë, ne jemi të radhës. Për rrjedhojë, ne duhet të jemi gati në mbrojtje dhe të kalojmë në një modalitet të ekonomisë së luftës…Nëse ne duam paqe, duhet të përgatitemi për luftë”, shkruan ai.

Zvicra bën rezerva në rast lufte në Ukrainë. Një rezervë emergjente është e dobishme për të gjitha rastet

Sekretari i Shtetit për Politikën e Sigurisë Markus Mäder tha se « Zvicra duhet të përgatitet për luftëra, edhe nëse mund të shpresojmë se ato nuk do të ndodhin kurrë », në një intervistë për « SonngtagsBlick ».

Gjermania duhet të jetë gati për luftë me Rusinë për pesë vjet

Kur eshte fjal pe rluften ne Evrope edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se vendi ynë duhet të jetë gati për luftë, pasi kundër nesh gjithmonë mund të nisë një sulm hibrid nga Serbia.

« Ne duhet të jemi gati për luftë. Por, një luftë konvencionale është e pamundur tani, sepse jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it. Megjithatë, siç ka treguar shembulli i Banjskës, një sulm hibrid gjithmonë mund të fillojë kundër nesh – dhe ne duhet të përgatitemi që kjo të ndodhë përsëri në çdo kohë”, tha Besnik Bislimi, Zëvendës-kryeministri i Kosovës

Putin dëshiron të sulmojë katër vende të tjera

Vladimir Putin mund të vendosë të pushtojë katër vende evropiane pasi të fitojë luftën në Ukrainë, ka thënë një ekspert për Daily Express.

Ndërsa konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës hyn në vitin e tretë, lideri rus thuhet se ka ambicie për të rivendosur Perandorinë Ruse, me disa synime shtesë në mendje.

Eksperti i mbrojtjes dhe sigurisë, Nicholas Drummond, shpjegoi për mediat britanike se shtetet baltike – Estonia, Lituania dhe Letonia – si dhe Moldavia ishin në radarin e Vladimir Putin.

 

Derniers articles