10.9 C
Berne
lundi 23/03/2026

Mbyellet Aeroporti i New Yorkut: Aeroplani i Air Canada godet, ka te vdekur, dhjetëra të plagosur

New York, 23 mars -Një aeroplan i Air Canada është përplasur me një automjet të Autoritetit Portual të Nju Jorkut pasi u ul në Aeroportin LaGuardia. Departamenti i Policisë së Nju Jorkut konfirmoi përplasjen. Piloti dhe bashkëpiloti u vranë, dhe dhjetëra njerëz u plagosën, thanë zyrtarët, citon gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Aeroporti i Nju Jorkut mbyllet: Aeroplani i Air Canada godet automjetin, piloti dhe bashkëpiloti vriten, dhjetëra të plagosur

CNN raporton se aeroplani mbante 72 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, tha linja ajrore.

« Raportet fillestare tregojnë se 41 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit u dërguan në spital, dhe 32 prej tyre janë liruar në shtëpi, » tha drejtoresha ekzekutive e Autoritetit Portual Katherine Garcia në një konferencë për shtyp herët të hënën në mëngjes.

Derniers articles