Bernë, 10 qershor -Pas shumë vitesh përgatitjesh intensive dhe të koordinuara, si dhe pas përfundimit me sukses të fazës hyrëse të disa projekteve brenda Unionit të Shteteve Afrikane, ka ardhur momenti për të kaluar në një etapë të re: zbatimin e planifikuar dhe konkret të këtyre nismave për investime në këto projekte. Ky është një hap historik dhe një sukses i veçantë për z. Nasufoski është një dëshmi e qartë e përkushtimit të tij afatgjatë, vizionit të qëndrueshëm dhe aftësisë për të ndërtuar ura bashkëpunimi në një kontekst ndërkombëtar, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Kur puna përgatitore jep frytet e saj
Si arritën vendet afrikane të përfitojnë fonde përmes teknologjisë?
Avni Nasufoski: Kjo është një pyetje shumë e qëlluar. Për t’u përgjigjur me saktësi, duhet të theksojmë dy elemente thelbësore që u konfirmuan nga vetë vendet afrikane gjatë këtij procesi. Së pari, ato dëshmuan një vullnet të qartë politik dhe shoqëror për të zgjidhur problemet reale me të cilat përballen në nivel kombëtar. Treguan gatishmëri të plotë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe për të përqafuar zgjidhjet teknologjike si mjet transformues për zhvillimin e tyre.
Së dyti, ishte e dukshme se mundësitë financiare të këtyre vendeve janë të kufizuara, por pavarësisht kësaj, shumë prej tyre ndërmorën një hap të guximshëm: inicuan projekte pilot me investime minimale nga ana e tyre dhe realizuan studime për zbatimin e teknologjive në nivel kombëtar. Kjo qasje u shoqërua me një seriozitet të jashtëzakonshëm dhe një partneritet të ngushtë me kompaninë tonë.
Pikërisht ky kombinim vullneti politik, përkushtimi profesional dhe bashkëpunimi konkret na krijoi besueshmëri reale para institucioneve ndërkombëtare që ndajnë fonde për zhvillim. Në këtë mënyrë, jo vetëm fondet publike por edhe investitorë privatë dhe individë të pasur kanë shprehur interes të drejtpërdrejtë për të mbështetur këto iniciativa.
Tani kemi hyrë në fazën tjetër, pra më të rëndësishmen, për zbatimin konkret të projekteve, që do të sjellin ndryshime reale në terren dhe do të konfirmojnë se teknologjia, e kombinuar me vullnetin e duhur, mund të krijojë një të ardhme më të mirë për kontinentin afrikan./ Safet Sadiku