5.1 C
Berne
vendredi 13/02/2026

Javen e ardhshme ne Gjenevë nisin bisedimet trepalësh për Ukrainën

Gjenevë, 13 shkurt (Nefail Maliqi) -Negociatat e reja për luftën në Ukrainë do të zhvillohen më 17–18 shkurt në Gjeneva, me Zvicrën në rolin e shtetit pritës. Bisedimet do të jenë në format trepalësh midis: Ukraina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara. Konfirmimi erdhi nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (DFAE) ne Bernë i cili deklaroi se Zvicra po ofron “shërbimet e saj të mira” për lehtësimin e dialogut, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCaton27.ch

Çfarë dihet deri tani?

Dy raunde të mëparshme negociatash janë mbajtur në Abu Dhabi, por pa përparim konkret. Çështja më e vështirë mbetet ndarja territoriale dhe kontrolli i zonave të pushtuara. Rusia aktualisht kontrollon rreth 20% të territorit të Ukrainës.

Delegacionin rus do ta udhëheqë Vladimir Medinsky, ndërsa pala ukrainase konfirmoi pjesëmarrjen përmes kryenegociatorit Rustem Umerov.

Situata në terren

Bombardimet ruse vazhdojnë, veçanërisht ndaj infrastrukturës energjetike. Janë raportuar viktima civile, përfshirë fëmijë. Lufta mbetet konflikti më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Zelensky në Mynih

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhet në Mynih për Konferenca e Sigurisë në Mynih, ku po zhvillon takime me liderë perëndimorë, përfshirë Sekretarin amerikan të Shtetit. Ai ka deklaruar më parë se SHBA synon përfundimin e konfliktit deri në fillim të verës.

Derniers articles