16.4 C
Berne
dimanche 1/06/2025

Bota nuk duan me ja py sytë në Eurovizion Izraelit që po bënë gjenocid. Nis petecioni nga mbi 10.000 persona drejtuar Finlandës

Më shumë se 10,000 njerëz në Finlandë po i bëjnë thirrje transmetuesit publik Yle që t’i bëjë presion organizatorit të Eurovizionit për të përjashtuar Izraelin nga edicioni i vitit 2025 për shkak të luftës në Gaza.

Një peticion prej 10,000 personash i bën thirrje televizionit finlandez që të ushtrojë presion mbi organizatorin e konkursit, i cili do të mbahet në Bazel pas dy muajsh.

Rrjeti mori dy peticione të hënën duke i kërkuar që të bënte presion ndaj Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU), i cili organizon konkursin, për të parandaluar pjesëmarrjen e Izraelit, tha në një deklaratë grupi që qëndron pas peticioneve. Njëra u nënshkrua nga më shumë se 500 profesionistë nga industria e muzikës dhe kulturore, tjetra nga më shumë se 10,000 njerëz.

Më pak se dy muaj larg (13, 15 dhe 17 maj) nga konkursi më i madh në botë i këngës, i mbajtur këtë vit në Basel të Zvicrës, nënshkruesit i kërkuan edhe Yle-së që të tërhiqte kandidatin finlandez nga konkursi nëse Izraeli do të merrte pjesë. “Është në kundërshtim me vlerat tona që një shteti që ka kryer gjenocid dhe është i angazhuar në një politikë pushtuese, i jepet një mundësi e artë për të përmirësuar imazhin e tij nën maskën e muzikës”, thanë nënshkruesit.

Kandidati që i mbijetoi 7 tetorit

Yuval Raphael, e mbijetuara nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, do të këndojë për vendin e saj në Eurovizion. Vitin e kaluar, mijëra njerëz protestuan në qytetin suedez të Malmö kundër pjesëmarrjes së Izraelit në konkurs.

Që nga rifillimi i operacioneve ushtarake izraelite më 18 mars, të paktën 673 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës të rrethuar dhe të shkatërruar, sipas ministrisë së shëndetësisë të lëvizjes islamike palestineze Hamas. Ofensiva hakmarrëse e Izraelit ka lënë gjithsej 50,021 të vdekur në Gaza, kryesisht civilë, sipas një raporti të shpallur të dielën nga ministria e shëndetësisë e Hamasit, shifrat e të cilit konsiderohen të besueshme nga OKB-ja.

Derniers articles