Cyrih, 26 janar -Mbrem ne Cyrih te Zvicres ehste roganizuar nje manifestim Madhështor “Të gjithë së bashku për një qendër moderne që bashkon besimin, kulturën kombëtare dhe integrimin” organizuar nga Xhamia e Zürichut. Imamet dhe mysfret përshendeten edhe Zvicren si nje vend i demokracise dhe tolerantë, model per vendet tjera ne bote. Ne ketë mbremje moren pjese elita e imameve dhe hoxhallareve nga toka shqiptare ne ballkan dhe njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Një mbrëmje që nuk harrohet – në zemër të Cyrihut, deshmoi humanizmin dhe solidaritetin e diaspores shqiptare
Mysafireve ju uroi mireseardhje Hfz. Mehas Alija, Kryetar i KMSHZ-së, ku me pastaj i pershëndeti edhe Hfz. Nebi Rexhepi imam i xhamise së Cyrihut. Në mesin e të pranishmeve ishin keto presonalitete fetare te prire nga Ekrem Simnica, drejtor për Diasporë i Nashkësisë Islame të Republikes se Kosovës, myfti nga Republika e Kosovës i shoqeruar nga ai Maqedonisë se Veriut Hfz.Shaqir Efendi Fetahu, kryetar i BIM, Xhemeladin Hasasni, kryeimam i BI ne PBM etj…
Mbrëmë, Bashkësia Islame Shqiptare në Cyrih organizoi një ngjarje të jashtëzakonshme. Në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore, me mysafirë të nderuar nga Zvicra dhe trojet tona, u mblodhëm për një qëllim të madh: për të ndihmuar në shlyerjen e borxhit të objektit të ri të xhamisë.
Xhamia shqiptare e Zürichut eshte xhamia e pare shqiptare ne Zvicer. Kur nuk ka pasur xhami te tjera shqiptare, muslimanet nga e gjithe Zvicra e kane frekuentuar kete xhami dhe kane perfituar nga ajo.
« Te gjithe muslimanet shqiptare ne Zvicer i kane nje borxh kesaj xhamie. Prandaj, le ta mbeshtesim kete qender ne zgjerimin e hapesirave te saj!.. » thane imamet, dhe folesit te tjre mbrme ne tubimin madheshto ne Cyrih.
Falë zemërgjerësisë së pjesëmarrësve në sallë, donatorëve online dhe kontributit të disa xhamive, u arrit një sukses i jashtëzakonshëm – rreth 870,000 CHF u grumbulluan në një natë të vetme.
Moderatori i mbrëmjes, z. Bekim Alimi, e udhëhoqi programin me kreativitet dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.
Urime të përzemërta kryesisë së Bashkësisë Islame Shqiptare në Cyrih për këtë hap të madh, urime imamit të saj Hfz.Nebi ef.Rexhepi.
Ky është më shumë se një sukses financiar – është një dëshmi e unitetit, besimit dhe dashurisë për xhaminë dhe komunitetin tonë në Zvicër.
Xhamia e Bardhë Aarburg, dhuroi një donacion si shenjë e bashkpunimit të ngushtë dhe konstruktiv.
Në manifestimin madhështor të organizuar në Cyrih e rpnishme dhe Lugina me Bashkësinë Islame e Preshevës
Dje , në Cyrih të Zvicrës, u organizua një manifestim madhështor me qëllim të grumbullimit të fondeve për blerjen e ambienteve shtesë në funksion të nevojave të xhematit.Salla ku u mbajt manifestimi ishte e mbushur me bashkëatdhetarë dhe mysafirë të shumtë, personalitete nga diaspora dhe vendlindja, përfaqësues të jetës kulturore e politike, si dhe përfaqësues fetarë nga institucionet përkatëse.
Në emër të kryetarit të Bashkësisë Islame të Preshevës të pranishmit i përshëndeti kryeimami Xhemaledin Hasani. Në fjalën e tij, ai theksoi rëndësinë e organizimit të diasporës shqiptare dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së lidhjeve të vazhdueshme me vendlindjen.
Si gjithmonë, edhe kësaj radhe u dëshmua niveli i lartë i organizimit dhe përkushtimit që diaspora shqiptare po tregon në mërgatë.
Falënderojmë kryetarin haxhi Ismail Ademin, kryesin dhe xhematin e xhamisë në Cyrih, për respektin dhe konsideratat e treguara.



