18.8 C
Berne
mardi 24/06/2025

Veprimtari nga Gjermania: A jeni n’men more, a jeni trenu, tash e keni tepru pasha t’madhin Zot!

Bernë, 5 maj -« Unë jamë shumë kundër gjuhës dhe fyerjeve që i ka bërë Albin Kurti në adresë të LDK-së gjatë dhe pas fushatës; mirëpo a e mbani n’mendë qfarë fyerje i bënin dje akademikut Nexhat Dacit nga Fatmiri dhe Hashimi. Apo se fundit Lumiri Albinit.. » ka thenë per gazeten zvicerane Le Canton27.ch veprimtari i njohur i ceshtjes kombetare ne Gjermani, njëherit anetari i LDK-së dhe bashkëpuntori i ngusht i Rugovës z. Xhevat Berisha autor i gjashte veprave letrare.
Bile SHIK-u i PDK-s e patë dhanë atomin e fundit duke u munduar me asgjasu LDK-së, dhe ne i mbyllëm sytë, dhe shkuam me ta në koalicion edhe ate jo vetëm një herë.!
E tash a duhët të mbesim peng i fyerjeve që i paten bërë Abelardi, Kujtimi, Lushtaku, Albini, Ramushi e shumë politikan të pa-pjekur kombëtarisht.!?
Unë e ftoi LDK-në time, që menjëherë të hy në bisedime rreth një koalicioni të mundshëm me VV-n qoftë edhe i zorit..
Kosova është ma e madhe se inatet, shteti është në udhëkryq, LDK-së është themeluese e Pavarësisë, edhe pse nuk është votuar mjaft në zgjedhjet e fundit, barra ma e madhe na bjenë neve si parti institucionaliste dhe themeluese e dëshmuar e shtetit të cilin e bëmë me ndihmën e Amerikes.!
«Tani kur LDK dje ra në 13%, kurse se fundit ne 20% dorëheqja e zotit Mustafa nuk qon kurrefar peshe i8 cili së bashku me Agim Veliun, Bajram Gecajn, Skender Hysenin, Driton Selmanajn, Arben Gashin e disa të tjerë që krejt fushatën e kishin t’orjentuar kundër Zonjës Osmani ishte aq kontraproduktive sa që ajo ua rrëmbei ma shumë se gjysmën e elektoratit. Tani LDK-së së rrënuar për toke i vyejnë edhe një dekadë per t’u qu ne kembë, për ta rimarr veten!..» ka thenë per gazeten zvicerane Le Canton27.ch veprimtari i njohur i ceshtjes kombetare ne Gjermani, njëherit anetari i LDK-së dhe bashkëpuntori i ngusht i Rugovës z. Xhevat Berisha autor i gjashte veprave letrare.

Derniers articles