Zurich, 3 maj –Një tragjedi ka ndodhur në mbrëmjen e se premtes se kaluar në Dietikon (ZH), qytet ky afer Cyrihut ne Zvicer. Bëhet fjale per nje kosovar 43-vjeçar i cili u qëllua për vdekje me thikë në shtëpinë e tij nga një afrikan, me saktisisht nga Uganda (56) i cili me pas eshte arrestuar, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanon27.ch duke ju referuar burimeve te policise kantonale.
Burri kosovar eshte qëllua për vdekje me thikë në apartamentin e tij në Dietikon (ZH) të premten në mbrëmje. Burri, një 43-vjeçar nga Kosova, u gjet i plagosur rëndë në vendngjarje. Ai vdiq pak më vonë. Viktima e njoftoi vetë policinë pak pas orës 23:00, njoftoi policia kantonale të shtunën.
I dyshuari është një 56-vjeçar ugandas, i arrestuar pak më vonë në stacionin Dietikon. Vrasesi afrikan mkund te denohet nga 20 deri ne 30 vite burgim. Rrethanat, shkaqet dhe rrjedha e tragjedisë mbeten për t’u sqaruar.
Për fund do theksuar se vitin e kaluar kishte 53 vrasje krahasuar me 42 një vit më parë. Po ndokush mund te pyes po pse bash shqiptaret po qelloje ne mesin e ketyre krimeve, qofte si viktima ose autor ? Por mos te harrojme se shqiptaret ne Zvicer per dallim nga komunitet tjera, eshte nje komunitet në i madh me rreth 400 mije sish. Fundja ne Shqipëri sot ke cdo dite vrasje ?!