0.8 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Arrestimi i këngëtarëve shqiptarë në Zvicër, deklarata e fortë e koleges së tyre: Mirë ua bënë, vinë e dredhin by**ët dhe…

Bernë, 18 prill -Zbardhen detaje rreth aksionit të policisë zvicerane për arrestimin e disa personave në lokale nate, ku mes tyre ishin dhe këngëtarë shqiptarë dhe serbë. Mësohet se nga kontrollet e ushtruara në 13 lokale nate në Zyrih, në pranga kanë rënë 47 persona, ndërsa janë sekuestruar pistoleta, municione, një shkop bejsbolli, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Policia zvicerane shpjegon pse po arreston këngëtarët serbë dhe shqiptare në disa klube të natës

Gjatë një inspektimi të madh në një festë shqiptare të shtunën e kaluar, policia kantonale arrestoi shtatë persona, përfshirë disa yje të muzikës, mes tyre Sinan Vasaliu, Soni Malaj, reperi Don Phenom dhe këngëtarja Eugena Aliu. Policia kantonale e Cyrihut prishi një festë shqiptare në Buchs ZH të shtunën e kaluar. Këngëtarët shqiptarë kishin planifikuar të performonin atë mbrëmje në klubin Boleros në Dällikerstrasse, por disa prej tyre nuk kishin leje pune.

Lidhur me këto arrestime të këngëtarëve nga Ballkani, një këngëtare shqiptare në Gjenevë për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch ishte pro arrestimit të këngëtarëve shqiptarë. “Si po mendojnë ata, që për një natë me këndu e me i dredh by**ët, t’i mbledhin nga 2000 franga n’xhp dhe të ikin. Kurse ne këtu që nuk fitojmë as para për një muaj, meqë paguajmë taksat shteti ku jetojmë dhe veprojmë. Këtu ka shtet, nuk është si në Ballkan, ku nuk funksion shteti juridik, ku nuk respektohet puna, djersa artisteve”, tha ajo.

Sipas zëdhënësit Roger Bonetti, gjithsej pesë burra dhe dy gra nga Shqipëria dhe Kosova u arrestuan

Operacioni në Buchs u zhvillua si pjesë e një operacioni në shkallë të gjerë gjatë dy fundjavave të fundit në disa rrethe të kantonit të Cyrihut. Sipas një deklarate të së martës, policia kontrolloi gjithsej 13 klube, menaxherët, punonjësit dhe mysafirët e tyre. Në Buchs u gjetën edhe armë. Siç shpjegon zëdhënësi i policisë Bonetti, të arrestuarit atje akuzohen, ndër të tjera, për shkelje të ligjit për të huajt dhe armëmbajtje pa leje.

“Të gjithë të arrestuarit u raportuan dhe shumica morën një njoftim penal nga prokurori publik,” thotë Bonetti, ndërsa mësohet se tashmë ata janë liruar.

Derniers articles