6.4 C
Berne
jeudi 2/10/2025

Pesë viktima në një aksident tragjik në Luksemburg, konfirmohet se tre janë shqiptarë

Luksemburg, 2 shtator -Një aksident tragjik rrugor ka ndodhur ne Strasbourg. Aksidneti ndodhni ne mbremjen e se hënës në autrostraden mes Feulen dhe Heiderscheid, duke marrë jetën e pesë personave, në  mesin e tyre edhe  tre shqiptarë nga Kosova, ketë na e kane kofirmuar zyrtarisht sot edhe policia e Luksemburgut, raporton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Të rinjt ishin rrugës për të festuar një ditëlindje

Sipas tyre, ketu behet fjalë për një furgon dhe një makinë u përplasën dhe shpërthyen në flakë të hënën vonë në autostradën N15. Pesë persona vdiqën. Në Luksemburg, tragjeditë rrugore rrallë kanë shkaktuar viktima kaq të larta në dekadat e fundit.

Në automjetin tjetër, një makinë, ishin tre të rinj të lindur në Luksemburg dhe me origjinë nga Kosova. Sipas burimeve tona nga L’essentiel, viktima jane dy vëllezër, Uka (24) dhe Ujkan (21), si dhe kushëriri i tyre Edoniku. Të tre ishin banorë të Wiltz.

Sipas informacionit tonë, ata ishin ne eprfundim te gjmnazit në Wilt. Ujkan ishte gati të fillonte vitin e fundit të shkollës së mesme atje, ndërsa Edonik po mendonte për arsim të lartë.

Sipas një anëtari të familjes së Edonik, të tre burrat kishin shkuar në Schueberfouer për të festuar ditëlindjen e Ukës. Ai sapo kishte mbushur 24 vjeç të hënën.

« Duke ikur nga lufta në Kosovë, prindërit e tyre mbërritën në Luksemburg në vitin 1999. Meqenëse jam aktiv në komunitetin e Wiltz, dhe unë vetë jam me origjinë nga atje, ju ndihmova në integrimin e tyre. Të tre kanë lindur në Grand-Duché, të rinjtë ishin integruar në mënyrë të përsosur. Njëri prej tyre ishte madje edhe student universiteti »ka dekalruar për mediat e Luksemburgut, Ferid Hodzic, president i Zyrës Turistike të Wiltz, ction gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Derniers articles