Bernë, 29 maj -Pas tubimit te djeshëm me sukses ne Gjeneve nderkombëtare (Hotel Intercontinental) DAMAC, kompania globale e pasurive të paluajtshme luksoze, së bashku me partneren e saj shqiptare Zhaklina Rira, kanë kënaqësinë të njoftojnë një event ekskluziv nesër më 30 maj në hotelin prestigjioz Schweizerhof, Zürich, njofton gazeta zvicerane LeCanton27.ch
May 30, 2025 – Hotel Schweizerhof Zürich, Bahnhofplatz 7, CH – 8001 Zurich
Ky event ofron një mundësi unike për të zbuluar portofolin e jashtëzakonshëm të projekteve të DAMAC, për të eksploruar mundësi investimi dhe për të takuar nga afër ekipin e DAMAC dhe përfaqësuesen e tij për Shqipërinë. Ftojmë të gjithë të interesuarit të regjistrohen dhe të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet ekskluziv. Për regjistrim dhe më shumë detaje, ju lutemi kontaktoni: info@damacpartneralbania.com
+355692098003 Ne presim me padurim t’ju mirëpresim për një eksperiencë të paharrueshme me DAMAC në Zürich! May 30, 2025 – Hotel Schweizerhof Zürich, Bahnhofplatz 7, CH – 8001 Zurich
Dy fjale rret Zhaklina Rira, evenementit në Gjeneve dhe nesër Cyrih si dhe DAMAC
Në një treg global gjithnjë e më të paparashikueshëm, një nga zhvilluesit kryesorë të pasurive të patundshme në botë, DAMAC Properties, po zgjeron praninë e saj në të gjithë Evropën dhe këtë herë, po i drejtohet drejtpërdrejt profesionistëve dhe familjeve që jetojnë në Zvicër. Përmes një partneriteti strategjik me Zhaklina Rira, një eksperte me mbi 20 vjet përvojë në konsulencën e ndërtimit dhe investimeve.
Evente në Gjenevë dhe Cyrih janë të dizajnuara në një format plotësisht të personalizuar. Nuk do të ketë mikrofonë apo skena, vetëm takime individuale me këshilltarët zyrtarë të DAMAC, ku secili pjesëmarrës mund të diskutojë në detaje buxhetin, qëllimet dhe nevojat e tij. Çdo takim do të zgjasë aq sa është e nevojshme për të marrë një vendim të informuar. Përveç kësaj, komunikimi është i disponueshëm në gjuhën tuaj të preferuar: shqip, frëngjisht, italisht, turqisht ose anglisht, duke siguruar qartësi dhe komoditet. Ndërsa tregu i pasurive të patundshme në Zvicër aktualisht po përjeton çmime të fryra dhe renditet i pari në Indeksin Global të Flluskave të Pasurive të Patundshme të UBS, Dubai pozicionohet si një nga destinacionet më të sigurta të investimit, duke ofruar të ardhura pa taksa, kërkesë të lartë për qira dhe politika miqësore për investitorët.
Siç thotë shpesh Zhaklina: « Mos prisni për mundësinë tjetër, mund të vijë shumë vonë dhe të kushtojë shumë më tepër. Një investim i zgjuar është ai që bëhet në kohë. »