Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Shkolla Shqipe në Nyon organizoi një mbrëmje të madhe festive
Manifestimi u nderua me praninë e përfaqësueses së Konsullatës së Republikës së Kosovës në Gjenevë, znj. Diana Cakolli, si dhe të përfaqësuesve të Komunës së Nyonit: znj. Roxane Faraut Linares dhe z. Olivier Riesen, të cilët i falënderojmë për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre.
« Përmes një programi të bukur artistik, nxënësit shprehën dashurinë për atdheun dhe kulturën shqiptare. Faleminderit mësuesve, nxënësve dhe prindërve për këtë mbrëmje të paharrueshme!.. » ka deklaruar nder tjera veprrtimar ne kantonin e Gjenevës z. Ramadan Dani Rrahmani.
« Në sallën komunale në Nyon u shenu dhe u festua me krenari dhe emocion Pavarësinë e Kosovës – ditën që shënon lirinë, sakrificën dhe ëndrrën e bërë realitet për popullin tonë.. » tha per gazeten zvicerane në shqip LeCanton27.ch znj.Arberia Vranovci, ish-kolege e nje televizoni kosovar, sot me suese ne Nyon te Zvicres,.
Me rastin e pervjetoirt te pamavresise së Kosovës, nnxënësit e Shkollës Shqipe kishin përgatitur një program të pasur kulturo-artistik me këngë dhe valle të bukura popullore, duke sjellë në skenë shpirtin e traditës dhe dashurinë për atdheun. Ata, përmes zërit, ritmit dhe veshjeve tradicionale, fëmijët tanë dëshmojnë se gjuha dhe kultura shqiptare jetojnë dhe përcillen me krenari brez pas brezi, edhe larg Kosovës.


