-0.5 C
Berne
jeudi 21/11/2024

Në Bruksel sot u protestua kunder terrorizmit serbe dhe ne mbeshtetje te sovranitetit te Republikes se Kosoves

Bruksel, 7 tetor -Para Parlamentit Evropian ne Bruksel sot i tubuan qindra shqiptare nga mbare Belgjika, Zvicra, Gjermania dhe vendet tjera te BE-se per te denuar provokimeve dhe terrorizmin serbe si dhe ne perkrahje dhe gadishmeride ne mbrojtje te  sovranitetit te Kosoves, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch qe ndoqi protesten ne fale.

E organizuar nga një grup i studentëve shqiptar të Brukselit, Gjenevës, Zürichut, Francës e Holandës, pjedemarresit e protestes te cilen mbanin fotogrsfi te heroit, flmaujt te shtetit te Kosoves dhe ste kombetar e nisen me nje minute heshtje duke i bere homazheve heroit me te ri, rreshterit Afrim Bunjakut, te vrarë tinezisht nga terroristet serbë para dy jave ne Banjske.

« Ne kete proteste gjithpopullore vetem nga Zvicra bashkë me studentet shqiptar ishim rreth njeqind pjesemarres nga Kantoni i St.galenit, Cyrihut dhe kantontet tjera.. » ka deklaruar per gazeten zvicerane Le Canton27.ch veprimtari i njohur Ilmi Cakolli pjeseamarres dhe aktivist i VV ne Zvicer.

Protestet se sotmr kunder terrorizmit serbe po pjesemarresve nga Kosova ju bashabgjiten edhe shqiptare nga mbare ballkani (Maqedonia, Lugina e Presheves, Mali i Zi, Shqiperia..) si dhe belgë te cilet po ashtu kritikuan njezerit qendrimet e njeanshme te drejtuesve (Borrell, Lajcak..) te dialogut te Brukselit mes Kosoves dge Serbise, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Para protestusve, duke denuar terrorin serbe  me fjalime ju drejtuan studentet; Liria, Andi, Djellza, Jon Gjini dhe Valon Kurteshi.

Per t’u solidarizuar me protestuesit kosovare dhe kerkesave te tyre mased se tubuar sot ne Bruksel iu drejtua edhe Michel De Maegd, deputet federal i Partisë Liberale në Parlamentin belg. Michel De Maegd, deputet federal në Parlamentin Belg. Michel ka punuar për 25 vite gazetar ne RTL dhe Kristela Bytyçi punonjese në Parlamentin Europjan.

Protestusit dhe organizatoret ngritën zërin kunder agresionit terrorist në Banjaskë të Zveçanit të veriut të Kosovës i cili cenoi integritetin dhe sovranitetin e shtetësisë të Kosoves së lirë e të pavarur dhe demokratike.

U kërkue nga fuqit ndërkombetare e sidomos nga BE të njohin këtë akt terroristë si të tillë, të organizuar me ndihmen e shtetit serb dhe te marrin masa ndëshkuse e sanksionuse kundër shtetit serb.

 

Derniers articles